Kejdi Mehmetaj: Parlamenti është i shqiptarëve dhe nuk do ju lejojmë të vazhdoni të shkatërroni Shqipërinë

602
Deputetja e LSI-se Kejdi Mehmetaj ne komisionin e medias: Nuk e kuptoj se si kjo mazhorance ka moral politik sot, ti terheqe vemendje opozites per mos pjesemarrje ne komision, kur arsyeja e mungeses ka ardhur per arsyen madhore te mbrojtjes se te drejtave te njeriu qe qeveria i shkeli duke burgosur njerez qe protestojne per nje koncesion korruptive. Nderkohe mazhoranca e sotme, opozite e djeshme ka rekorde te mungesave edhe 2 vjecare ne parlament me arsyen e vetme marrjen e pushtetit. 
Per tju kthyer pronektligjit, ne e votuam ne parim, sepse bindja jone eshte qe trashegimia kulturore per nga rendesia del mbi ndarjet tona partiake. Por duket se ju qellim keni vetem te perfitoni koncesione te reja nga ky ligj, pasi mezi pritet te mungonte opozita qe ta votoni me shpejtesi te rrufeshme. Kemi bere degjesa te gjata per ligjin, kemi degjuar eksperte me te zote se ata qe kane hartuar ligjin, eksperte me vite eksperience ne kurriz, te cilet kane kundershtuar pjese te ndryshme te ligjit. Po ashtu komisioni i ligjeve ka bere shume amendime. Ministria, qofte edhe per sy e faqe, duhej te kishte sjelle nje variant te ri, ku te pakten te kishte nje reflektim sado te vogel te propozimeve qe jane bere. 
Po ju se doni trashegimine kulturore, perkundrazi, po e shkaterroni edhe te vetmen vlere te identitetit tone kombetar me koncesione e ppp, qe behen me para nga droga e nga korrupsioni. E niset me Velieren, vazhduat me butrintin, jo pak por e betonizuat, tani me teatrin kombetar. Ne nuk mund tju lejojme te shkaterroni historine tone, as vlerat tona. Dhe perpara se ta trajtoni ate leter nga nje organizate qe e quani ju, cfare mund te themi ne per ate album qe na tundte ministrja ne degjesen e kaluar: thjesht nje detyre kursi nga studente te nje universiteti ne Bari.
Ju ka veshur syte arroganca.Parlamenti nuk eshte i juaji. Eshte i shqiptareve dhe nuk do ju lejojme te vazhdoni te shkaterroni Shqiperine
Sigal