Kejdi Mehmetaj: “Një shans për rininë është një shans për të ardhmen”

660
Me anë të një statusi në facebook, nënkryetarja e LSI-së, njëkohësisht edhe kandidate për deputete në Tiranë, Kejdi Mehmetaj shkruan se LSI ka alternativën jo vetëm më të mirë por dhe më serioze për kryeministrin e Shqipërisë që është Petrit Vasili.

“Ne kemi alternativën dhe frymën më energjike në parlament. Ne kemi alternativën më konkrete për punësimin e të rinjve, kemi një program për punësimin e të rinjve me 100.000 vënde pune në fushat e turizmit, bujqësisë, infrastrukturës dhe shërbimeve profesionale”, shkruan Mehmetaj.
Sigal