Kejdi Mehmetaj: LSI synon rritje ekonomike që sjell zhvillim ekonomik, punësim dinjitoz, dhe mirëqenie për të gjithë

804
Ditën e sotme, nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj njëkohësisht kandidate për deputete në Tiranë është rikthyer në zonën ku ka kaluar fëmijërinë dhe është rritur, por këtë herë me një tjetër qëllim.Mehmetaj ka zhvilluar takime me bizneset e kësaj zone duke i shpalosur dhe planin e biznesit të LSI.Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo është shprehur se ky plan synon që me politikat e duhura ekonomike të qeverisë dhe kontributin e sektorit privat, rritja ekonomike të arrijë deri në 10%.Gjithashtu theksoi LSI synon rritje ekonomike që sjell zhvillim ekonomik, punësim dinjitoz, dhe mirëqenie për të gjithë.

Statusi i plotë
Kisha kënaqësinë të takoja dhe të bisedoja me bizneset e zonës ku kam kaluar fëmijërinë time, aty ku unë jam rritur por këtë herë ndryshe. Duke iu shpalosur planin e biznesit të LSI i cili synon që me politikat e duhura ekonomike të qeverisë dhe kontributin e sektorit privat, rritja ekonomike të arrijë deri në 10%. LSI synon rritje ekonomike që sjell zhvillim ekonomik, punësim dinjitoz, dhe mirëqenie për të gjithë. 
#NjëShansPërTëGjithë
Sigal