Kejdi Mehmetaj: LSI do të jetë forcë e parë, e kërkon interesi i qytetarëve shqiptarë

478
Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun Tiranë,Kejdi Mehmetaj, në një intervistë të dhënë për televizionin “Channel One”, është shprehur se LSI tashmë është forca e të rinjve, jo partia e të rinjve, atje ku të rinjtë gjejnë vetveten, mundësinë për t’u shprehur, për t’u dëgjuar, për t’u përfaqësuar. “Kështu që, duke pasur energjinë e të rinjve me vete, unë e besoj që ne duhet të jemi forcë e parë në këto zgjedhje jo për veten tonë, por për qytetarët shqiptarë”, tha ajo.

A është LSI në fushatë elektorale aktive në këtë periudhë krize politike?
Duhet të them se Lëvizja Socialiste për Integrim është në fushatë. Ne jemi çdo ditë në takime. Jemi çdo ditë me dhe pranë qytetarëve, dhe jo vetëm në periudha fushate. Por, kudo që shkojmë pyetja kryesore që na drejtojnë qytetarët, që ne takojmë, është kriza politike, si do të bëhet me këtë krizë, a do të zgjidhet e kështu me radhë. Pra, kjo gjë duhet të na shërbejë si një reflektim, por jo vetëm ne, pasi ne si LSI jemi përpjekur dhe kemi dhënë gjithë kontributin tonë, jo vetëm që të mos jemi pjesë e këtij konflikti, por të punojmë sa më shumë për zgjidhjen e tij. Do t’i ftoja të gjithë kryetarët e forcave të tjera politike të dalin, të dëgjojnë nga afër këta qytetarë, të cilët janë shumë të lodhur nga ky konflikt. Duan të futen në zgjedhje të lira e të qeta, në mënyrë që vendi të ecë përpara dhe jo të ngelet prapa në kohë.

Le të futemi pak te programi juaj, ajo që është më në interes të qytetarëve, alternativën tuaj e që ata presin ta votojnë më 18 qershor. Ku konsiston programi i LSI-së?
Programi ynë është mbështetur në dy shtylla kryesore. Kuptohet që programi ka në përbërje të tij çdo sferë të qeverisjes, por dy janë shtyllat kryesore ku ne jemi orientuar. E para, ka të bëjë me edukimin cilësor, sepse ne vërtet mendojmë që të pasurit të një vendi të suksesshëm qëndron te fakti nëse do të arrijmë të edukojmë siç duhet brezat që do të marrin në dorë fatet e vendit. Dhe ne sot vuajmë nga një frymë që është konfliktuale, apo profe- sionistë, të cilët realisht nuk janë të tillë në punën e tyre, kjo ndodh, sepse prej vitesh ne e kemi degraduar sistemin tonë arsimor dhe nuk i kemi bërë të rinjtë të kërkojnë në formë kritike, të kërkojnë më shumë nga vetja e tyre, duke mos luftuar për atë që vërtet duan të bëjnë qoftë për veten e tyre, qoftë për vendin. Prandaj, ne kemi një program shumë specifik, që nga çerdhet, kopshtet, shkollat e deri jo vetëm tek universitetet, por edhe te doktoratura. Një program, të cilin ne e kemi quajtur ‘Edukim cilësor për familje të shëndetshme’, sepse ky do të jetë objektivi. Është një program afatgjatë, sepse ne mendojmë që politika nuk duhet të jetë afatshkurtër. Sepse, ne jemi mësuar që Shqipëria e ka politikën të fragmentarizuar, 4 vite njëri, pastaj vjen tjetri. Këtë mund ta shohim fare mirë te taksat për shembull, ku biznesi aktualisht është shumë i çorientuar, sepse nuk e di se ç’e pret kur të vijë qeveria e ardhs- hme, sepse gjithmonë ka një ide ndryshe.Ne mendojmë që investimi, sidomos për gjëra që janë thelbësore për jetën në Shqipëri, duhet të jetë afatgjatë. Prandaj, ne e kemi fokusuar në tre shtylla kryesore, që është përmirësimi i infrastrukturës arsimore, përmirësimi dhe rritja e standardit të cilësisë së mësimdhënies, duke ndihmuar drejtpërsëdrejti mësuesit që të jenë më të kualifikuar në punën e tyre. Dhe e treta, investimi në dije, në mendimin kritik, në kurrikulat, në tekstet shkollore, qoftë për sa i takon shpenzimeve, por mbi të gjitha për sa i takon cilësisë. Shtylla e dytë, është ajo e punësimit, duke prekur disa sektorë që sjellin zhvillim për vendin dhe që ende nuk e kanë marrë vëmendjen e merituar, siç është bujqësia, turizmi, shërbimet duke pasur vëmendjen kryesore tek inovacioni. Por, le të mos harrojmë që Shqipëria është bekuar nga dy gjëra, e para nga tokat e pafundme pjellore që ka dhe e dyta nga një mot i bukur dhe nga shumë vende turistike. Dhe këto janë sektorët ku duhet të ketë më shumë mbështetje dhe stimul. Këtu ne i kemi parashikuar inves timet tona kryesore dhe ajo që për mua është më e rëndësishme është pikërisht programi specifik, që ne kemi për punësimin e të rinjve. Ne do të kemi 100 mijë vende të reja pune për të rinjtë në 4 vitet e ardhshme, vende pune, të cilat vijnë specifikisht nga këto sektorë, që unë përmenda pak më lart. Do të vijnë nga ndihma që do t’u mundësohet biznesit për të punësuar të rinjtë, lehtësitë fiskale, incentivat e ndryshme. Do të bëhet e mundur ngritja e inkubatorëve të biznesit për t’i ndihmuar të rinjtë të marrin iniciativat e tyre, e kështu me radhë. Kemi edhe një moto shumë interesante në gjithë punën që ne bëjmë: Kjo nuk është e tanishme, por është për vite. Arsim për punësim”, sepse ky është dhe ky duhet të jetë realisht qëllimi i arsimit, t’i bëjë të aftë të rinjtë dhe të rejat e sotme për të qenë të zotë në punët e tyre të nesërme. Ka një arsye se përse ne besojmë se të gjitha këto do të jenë të realizueshme, sepse ne jemi investuar shumë te të rinjtë. LSI ndjek modelin e të rinjve në politikë, modelin e grave dhe vajzave në politikë, sepse kjo është ajo që ne po kërkojmë, një frymë të re për Shqipërinë.

Slogani juaj është “Një shans për të gjithë”. Në fakt, prej 27 vitesh demokraci është ende dhe shumë thellë hendeku midis zonave rurale dhe atyre urbane. Sa do të ndikoni ju si LSI me politikën tuaj për të ndryshuar jetën edhe të atyre banorëve të zonave të thella rurale?
Për shkak të pozicioneve kryesisht partiake që unë kam mbajtur në vitet e fundit, kam pasur fatin e mirë që të vizitoj Shqipërinë në të gjithë zonat e saj, edhe në ato zonat më të thella rurale, ku jam takuar me njerëz, të cilët duan të jetojnë, të zhvillojnë dhe përmirësojnë jetën e tyre. Kjo më ka bërë të kuptoj edhe më qartë se çfarë ne duhet të bëjmë për ta. E para, që është më imediatja, është që ne duhet të mendojmë për ta, jo për veten tonë, për karriget tona, sepse kjo është ajo që po bën politika aktualisht. Kam qenë në Jalë përpara disa ditësh, sepse presim që më 14 deri më 21 korrik të na vijnë 2 mijë të rinj nga e gjithë bota në kampin që ne zhvillojmë aty, sepse unë jam edhe zëvendëspresidente e Internacionales së të Rinjve Socialistë. Kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për t’i bërë publicitet vendit.Ajo që na habiti ishte fakti që ata sipërmarrës atje, akoma nuk i kishin hapur bizneset e tyre, ndërkohë që në këtë periudhë fillon edhe lëvizja, sepse temperaturat janë ngritur, të cilën thoshin që ka pasur shumë premtime, por asgjë s’ka ndodhur. Dhe kanë shprehur frikë, pasi nuk dinë se çfarë do të ndodhë. Kjo nuk është normale. E para gjë që duhet të bëjmë për këta njerëz është të ulemi, të bisedojmë dhe të mendojmë për ta.

Programi ynë ka zgjedhur të investohet në ato sektorë të ekonomisë, të cilët prekin në radhë të parë qytetarin e thjeshtë, atë qytetarin që banon atje, në zonat më të largëta, që është bujqësia dhe turizmi. Sepse në vendin tonë ka shumë zona të paaksesueshme, të cilat në rast se kthehen në të aksesueshme, mund të shndërrohen në zona tepër të bukura dhe tërheqëse turistike. Kemi shumë toka në vend që nuk janë punuar, pasi fermerët nuk arrijnë të marrin grante, të marrin mbështetje, apo edhe nuk kanë informacionin e duhur për të pasur mundësinë të zhvillojnë tokat e tyre. Për sa i përket bujqësisë, ne kemi dy pika kryesore, e para është dyfishimi i tokave të punueshme. Kjo bëhet duke investuar në infrastrukturë, në kanale kulluese për ta bërë tokën më pjellore. Dhe e dyta është 8-fishimi i granteve që do të jepen nga qeveria për të ndih- muar fermerët për të zhvilluar tokën e tyre. Ne kemi një moto ‘Arsim për punësim’. Ne do të ndihmojmë të gjithë fermerët që të kenë mundësi të marrin edukimin e duhur për të bërë in- vestimin e duhur në tokat e tyre. Ne mendojmë që Shqipëria nuk mund të zhvillohet vetëm në Tiranë, por në çdo cep të saj, sepse është aq e vogël, saqë gjithë Shqipëria mund të jetë një Tiranë në vetvete për rajonin dhe për të gjithë Evropën.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për zgjedhjet e 18 qershorit?
Ne ndajmë bindjen që ne do të jemi forcë e parë. Kjo jo për LSI-në, sepse të jetë për LSI-në është shumë egoiste dhe shumë pragmatiste, por për qytetarët, pasi ata kanë nevojë për një alter- nativë të re, për një politikë ndry- she, ajo që pikërisht LSI po bën. Qytetarët kanë nevojë për një shans. Kam besimin se kjo do të ndodhë, pasi duke qenë edhe vetë inxhiniere me profesion dhe duke parë kurbën e LSI-së, shohim një dyfishim të rezultatit të saj në të gjitha rastet dhe automatikisht jemi forcë e parë. Nëse do të shkoja pastaj si politikëbërëse, nuk do e quaja veten politikane ende, do të shkoja tek takimet që ne bëjmë me qytetarët çdo ditë. Ne shikojmë që kanë besim çdo ditë tek fryma jonë dhe tek pro- grami ynë, tek ajo që ne duam t’i japim politikës. Të mos harrojmë që LSI tashmë është forca e të rinjve, jo partia e të rinjve, atje ku të rinjtë gjejnë vetveten, mundësinë për t’u shprehur, për t’u dëgjuar, për t’u përfaqësuar e të mos harrojmë që mosha mesatare e popullsisë shqiptare vazhdon të jetë ende shumë e re. Kështu që, duke pasur energjinë e të rinjve me vete, unë e besoj që ne duhet të jemi forcë e parë në këto zgjedhje jo për veten tonë, por për qytetarët shqiptarë.

Nëse LSI vjen në pushtet, cila do të ishte reforma që do ta rrëzonte e të bënte një tjetër nga e para? Kujtojmë që reformat janë bërë në bashkëqeverisje.
LSI nuk është një forcë nihiliste, ndërkohë që është një forcë ku edhe njerëzit që e përbëjnë atë nuk janë arrogantë, as mohues të gjërave që janë bërë dhe nuk kanë qëllimin dhe synimin që t’i lodhin shqiptarët, duke bërë gjatë gjithë kohës gjëra të reja. Kështu që unë nuk mund të them me bindje që këtë gjë ne do ta hedhim poshtë për të bërë një gjë të re.

Kam përshtypjen që do ta filloni me arsimin meqenëse është edhe më e kritikuara dhe platforma që ju…
Po, por LSI nuk thotë që do të hedh poshtë arsimin. Ajo që ndodh rëndom në politikën shqiptare është se të gjitha palët po t’i dëgjoni thonë unë do ta prish këtë gjë komplet, sepse më duket se kjo nga ngelur që kur rrëzuam sistemin komunist dhe u më- suam me këtë idenë se sa herë shkëmbehet pushteti, çdo gjë duhet ta bëjmë nga e para. Kështu nuk mund të ketë Shqipëria qën- drueshmëri nëse çdo 4 vjet ne bëjmë nga një gjë e para. Përkundrazi, ne duhet të përpiqemi të bëjmë më mirë ato që nuk janë bërë ndonjëherë dhe jo do ta kthe- jmë çdo gjë nga e para. Sa i takon reformës në Arsimin e Lartë, të falënderoj që më pyete sepse mund të jem një nga zërat më kritik dhe personalisht jo thjesht si LSI në këto tre vitet e fundit që kur filloi të ndërmerret nga qeveria që ishim në bashkëqever- isje që ju e thatë. Unë personal isht mendoj që problemi i ligjeve në Shqipëri nuk qëndron te mënyra se si ato shkruhen, qëndron edhe aty, por mbi të gjitha qëndron në mënyrën se si ato zbatohen, se si konceptohen dhe më pas zbatohen. Në momentin që një ligj që kur konceptohet, konceptohet për të qenë me hile atëherë këtu fillon problemi.

Ajo që ne mendojmë është që ka pasur gjëra shumë të mira sa i takon reformës për Arsimin e Lartë në Shqipëri, siç ishte mbyllja e universiteteve, të cilat ofronin diploma e jo dije, siç ishte një rikonceptim, sepse realisht universiteti shqiptar ka nevojë për një rikonceptim dhe një frymë të re, por mendojmë që të gjitha paqartësitë që janë me ligj, sidomos sa i takon pjesës së autonomisë financiare, pjesës së mësimdhënies e mësimnxënies, këto janë pikat ku ne do të ndërhyjmë për t’i bërë më mirë e më të kuptueshme.

E para gjë që besoj që do të bëjmë jo vetëm ne, po kushdo që do të jetë në qeverisje mbas zgjedhjeve të këtij viti, duhet të jetë nxjerrja e akteve nënligjore për t’u bërë ligji i zbatueshëm. Sot u bë dy vjet nga dita që ka hyrë në fuqi ligji dhe ne ende nuk kemi akte nënligjore sepse ligji është shkruar i tillë në mënyrë që mos të bëhen lehtë- sisht aktet nënligjore dhe sepse aktet nënligjore që bëhen me atë frymë që ka dashur t’i bëjë min- istria përkatëse, nuk do të ishin të pranueshme as për studentët, as nga familjarët e tyre, as nga pedagogët e as nga e gjithë pop- ullsia në tërësi. Kështu që unë mendoj se nuk ka asnjë lloj justifikimi. Ne ishim përpara disa kohësh duke përgatitur një interpelancë sa i takon mungesës së akteve nënligjore për shumë vite në Shqipëri që futen, janë në zbatim dhe çdo gjë secili e interpreton në mënyrën e tij. Kështu krijojmë një konflikt që nga kush do të zgjidhet pastaj? Ky pra është problemi edhe me ligjin për Arsimin e Lartë në Shqipëri edhe me shumë ligje të tjera e kjo është ndërhyrja e që ne do të bëjmë për ta sjellë ligjin në shërbim të qytetarëve, të universitetit, të studentëve, të pedagogëve. Duke pasur një universitet cilësor, mos harrojmë që ne krijojmë kulturë në Shqipëri për të cilën kemi kaq shumë nevojë në këto momente.
Sigal