Kejdi Mehmetaj: Edi Rama i tmerruar përdor atavizmën Ruçi për të prerë fjalën e deputetëve

626
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj me anë të një videoje të postuar në Facebook, ka treguar situatën e krijuar sot në Kuvendin e Shqipërisë pas bllokimit të foltores nga PD-ja. Mehmetaj është shprehur se Edi Rama i ka bllokuar sot fjalën e lirë opozitës dhe se Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka ofenduar deputetët e u ka hequr atyre të drejtën e fjalës.
Më poshtë keni statusin e plotë:
Edi Rama i tmeruar përdor atavizmën Ruçi për të prerë fjalën e deputetëve.
Edi Rama i pengon opozitës fjalën e lirë në Parlament nëpërmjet ligjit të agjitacion propagandës!
I frikësuar nga të vërtetat që opozita thotë në parlament dhe nga qindra mijëra qytetarët që kërkojnë ikjen e Edi Ramës, shoku Gramoz ofendon deputetët dhe u heq atyre të drejtën e fjalës.
Askush nuk do të mundet të pengojë opozitën të kryejë detyrën e saj si përçuese e zërit dhe revoltës qytetare. As shoku Gramoz dhe as diktatori Edi Rama nuk munden të ndalojnë opozitën të denoncojë trafikun e drogës që drejton vet kryeministri, të denoncojë largimin e qëllimshëm të Nezer Seitaj, të demaskojë gënjeshtrat mbi marrëveshjen me Greqinë dhe shitjen që Edi Rama do ti bëjë këtij vendi.
Sigal