Kejdi Mehmetaj: Edi Rama dhe fjala e lirë nuk mund të rrijnë bashkë!

516
Sigal

Nga Kejdi Mehmetaj: 

Sot, në redaksinë e Syri.net ka mësyrë banda kriminalo-tatimore e Edi Ramës duke u sjellë me atë institucion mediatik si të ishte duke shkelur ligje, duke vendosur nën presion gazetarët dhe drejtuesit.

Ky është sulmi i dytë i mirëmenduar i Edi Ramës ndaj Syrit, pas kërcënimeve publike që ka bërë vazhdimisht dhe pas shoqërimit në komisariat të gazetarëve me urdhrin e tij dhe të ministrave të qeverisë së tij.

Ky sulm nuk vjen kot, por sepse Syri.net ka qenë një prej mediave që ka pubkikuar të gjitha aferat korruptive të Edi Ramës, përfshirë edhe planet e tij antikombëtare për copëtimin e Kosovës.

Këtë dhunë shtetërore përjetojnë të gjithë mediat e lira që bëjnë detyrën e tyre e denocojnë aferat korruptive e kriminale të Ramës.

Atëherë kur nuk ja del ta blejë median e ti mbyllë gojën me koncesione e tendera, Rama bën çdo gjë për ta mbyllur atë, siç është rasti i Agon Channel që me gjyqet ndërkombëtare mund ti kushtojë Shqipërisë qindra miliona euro.

Lëvizja Socialiste për Integrim është në krah të medias së lirë dhe të çdo qytetari shqiptar që i shkelet e drejta kushtetuese për tu shprehur, protestuar apo zhvilluar aktivitetin e tij privat konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne nuk do të ndalemi në aksionin tonë politik derisa ta shohim të rrëzuar këtë qeveri që po tenton të ri instalojë diktaturën në vendin tonë.