KE paralajmëron Turqinë: Dënimi me vdekje shuan shpresat për integrimin në BE

460
Komisioni Europian ka paralajmëruar së fundmi Turqinë se nëse rikthehet dënimi me vdekje në vend, shuhen shpresat për integrimin në Bashkimin Europian.
Presidenti i KE-së, Jean Claude Junker i bëri thirrje Recep Tayyip Erdogan se dënimi me vdekje, që Ankaraja synon ta marrë parasysh pas referendumit të 16 prillit, do të pengonte hyrjen e vendit në BE.
“Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild”.
Sigal