Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës dhe atë të Krujës kanë deklaruar se nuk i njohin kryetarët respektivë të këtyre bashkive dhe se kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Në qëndrimin e tyre këshilltarët demokratë argumentojnë se, nuk mund të njohin legjitimitetin e një kryetari bashkie si Elvis Roshi, të cilin e konsiderojnë si “përfaqësues të trafikut të drogës”. Në të njëjtat linja edhe këshilltarët e Bashkisë Krujë janë shprehur qartë se nuk mund të pranojnë Artur Bushin, “person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge”.