Katsifas i arrestuar në Greqi për trafikim droge, reagimet në Athinë, replika midis Ramës dhe Berishës

779
Sigal

Dosja “Bularati” shkon te Krimet e Rënda: Familjarët kërkojnë mjek ligjor dhe ekspertizë policore nga Athina

Hetimet për ngjarjen e rëndë në Bularat, do bëhen nga Krimet e Rënda në bashkëpunim me prokurorët e Gjirokastrës. Arsyeja është ,se viktima ka kryer vrasje të mbetur në tentativë ndaj forcave të rendit. Përveç Prokurorit të Krimeve të Rënda Njazi Seferi është angazhuar edhe prokurori i Gjirokastrës Arben Pashaj, për dyshimet që bëhet fjalë për veprën vrasje e ngelur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të oficerëve të policisë. Por, pavarësisht, kësaj hetuesit do shpresojnë të zbardhin shkaktarët që e shtynë 35-vjeçarin nga Bularati, që ditën e festës së “Jo-së” të marrë armën, të vishet me rroba ushtarake dhe të qëllojë kundër policisë. Nga arma e tij, tip kallashnikov dhe me dylbi është qëlluar në drejtim të policisë me 44 plumba. RENEA thotë, se i ezauroi të gjitha fazat e operacionit, që nga negocimi, deri tek thirrja për dorëzim. Policia thotë, se pasi kishte qëlluar fillimisht në orën 10 të mëngjesit të së dielës kundër policisë lokale, Kostandin Kotsifa është kthyer në banesën e tij, është ndërruar dhe ka telefonuar të ëmën duke i thënë se “nuk do të marr ca kohë në telefon” .

Katsifas i arrestuar në Greqi për trafikim droge

Të dhëna të reja për “heroin” Katsifas: U arrestua në Halandri në vitin 2009 për trafikim droge Të dhënat e reja lindin për të kaluarën e 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas, i cili u vra nga forcat speciale shqiptare të dielën në rajonin Vouliagmeni të Shqipërisë. Sipas policisë greke EL AS, 35-vjeçari u arrestua në vitin 2008 për posedim dhe trafikim mbi gjysmë kilogram hashash në Halandri. Gjithashtu, është kujtuar se burimet e mëparshme të EL AS kanë mohuar se përplasjet e armatosura të Katsifas me policët shqiptarë kanë të bëjnë me ngritjen e flamurit grek.

Ministria e Jashtme greke thërret ambasadoren e Shqipërisë në Athinë

Dje në mbrëmje është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë ambasadorja jonë për të marrë një kërkesë, lidhur me hetimet që duhet të jetë prezente dhe Greqia. Kjo kërkesë bëhet që në hetimet e përbashkëta të marrë pjesë dhe policia greke.

Replika publike Berisha – Rama – Basha

Ngjarja në Bularat ka shkaktuar edhe replika të forta publike midis ish-kryeministrit Berisha, kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Ish-Kryeministri Berisha pohoi se Policia Shqiptare veproi në bazë të ligjit dhe u bëri thirrje që të ndalohen histeritë nacionaliste në Tiranë dhe Athinë, sepse nuk i shërbejnë të vërtetës dhe bashkëpunimit midis dy popujve tanë. Kryeministri Rama, reagoi duke e cilësuar deklaratën e ish-kryeministrit Berisha si “pisllëk, nga një i biodegraduar”.

Berisha: Stop histerisë primitive antishqiptare në Athinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Bularat të Gjirokastrës dhe theksoi se Katsifas hapi zjarr ndaj policisë për motive ekstremiste. Ish-kryeministri Berisha: Deklaratë për ngjarjen në Bularat! Të dashur miq, pardje një banor i Bularatit, anëtar në forcat e armatosura të Greqisë ka hapur zjarr për motive ekstremiste edhe ndaj policisë. Natyrisht në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë, kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit. Kur them të neutralizojë, nënkuptoj me këtë dorëzimin e kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe së fundi edhe asgjësimin e tij, kur dy të parat janë të pamundura. Pavarësisht aktit të dënueshëm që vuri në rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushëllime njerëzore familjes së viktimës. Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athinës, por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike. Konsideroj të nevojshme një hetim të plotë dhe transparent të kësaj ngjarjeje. Me këtë rast bëj thirrje për ndërprerjen e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i shërbejnë as të vërtetës dhe as bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona! sb

Kryeministri Rama: Deklarata e Berishës pisllëk, nga një i biodegraduar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për zhvillimet në Bularat. Një në postim në Tëitter, Rama shkruan.: “Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk, që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar, deri në palcë. Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu, që do iki nga kjo botë pa lënë pas, qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve, apo një fjalim, ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët”, – shkruan kryeministri Rama.

Kokëdhima: Pakti Shqipëri-Greqi për festën e 28 Tetorit, një krim i pabesë dhe tradhti kombëtare e Edi Ramës

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima thotë se pakti Shqipëri-Greqi që 28 Tetori të festohet edhe në Shqipëri, është një krim i pabesë dhe tradhti kombëtare e kryeministrit Rama. Kjo sepse, sipas tij, të pranosh 28-Tetorin, dita e nisjes së luftimeve italo-greke si festë zyrtare, do të thotë të pranosh, se ushtria greke ishte çlirimtarja e jugut në vitin 1940. Por, e vërteta sipas tij është krejt ndryshe, pasi ushtria greke nën pretekstin e çlirimit të Greqisë nga Italia fashiste, ushtria e saj justifikoi pushtimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër shoviniste të “Vorio Epirit”. “Zgjidhja” kërkon që qeveria shqiptare të tërhiqet nga kjo lojë e ndyrë dhe Bushati dhe ekipi negociator të merren si të pandehur. Kokëdhima: 28 Tetori i vitit 1940 që njihet si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke dhe më e rëndësishmja e kalendarit zyrtar grek, do të festohet edhe në Shqipëri. Vendimi i bërë publik nga ana e Ministrisë së Jashtme Greke thotë se dokumenti është firmosur gjatë kohës së vizitës së ish-Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, në qytetin e Korçës në vitin 2018 dhe takimit të Kretës në vitin 2017. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë akt tradhtie nga qeveritarët gjakprishur që flasin dhe firmosin në emër të shqiptarëve. Të pranosh se 28 Tetori është ditë feste zyrtare edhe për Shqipërinë do të thotë të pranosh se ushtria greke ishte çlirimtarja e jugut në vitin 1940.

‘Çmendet’ ish-këshilltari i kryeministrit grek: Forca ajrore helene të bombardojnë Shqipërinë

Shpëtim Zinxhiria

Gazetari, Shpëtim Zinxhiria, ka sjellë reagimin e ish-këshilltarit të kryeministrit, Antoni Samaras, Kraniodiotis për vrasjen e 35-vjeçarit Konstantinos Katcifas në fshatin Bularat. Kranidiotis përmes një videoje kërkon nga forcat ajrore helene të bombardojnë Shqipërinë në shenjë hakmarrjeje. “Kranidiotis “Forca Ajrore greke të bombardojnë Shqipërinë”, në hakmarrje për vdekjen e 35-vjeçarit Konstandini Katsifos. Zgjidhja, do të ishte për të bombarduar selinë dhe kampin e forcave speciale të policisë shqiptare, që Rama të marrë këtë mesazh” sipas Failo Kranidiotis, kreu i së “Drejtës së Re” dhe këshilltar i besuar më parë të kryeministrit Antonis Samaras. Ky ishte mesazhi i politikanit të famshëm të djathtës ekstreme, në lidhje me çfarë ka ndodhur dje me 28/10 në fshatin Vouliarati Policia shqiptare qëlloi për vdekje të 35-vjeçar, Konstantinos Katsifas. Në fakt, ka thënë se kjo është për të, sipas së shpërndarë nga Shpëtim Zinxhiria, “e vetmja mënyrë Rama dhe banda e tij të pretendojë për të marrë mesazhin e forcave të sigurisë”, shkruan gazetari.