Prof. Dr. Kastriot Islami, ishkryetar i Parlamentit

– Cilat mund të jenë pasojat, duke pritur edhe 2019-n, si vit i premtuar nga BE-ja për hapjen e negociatave?

Shqipëria është në prag të greminës e të kaosit, sepse shteti ligjor ka rënë. Se demokracia e pluralizmi janë vrarë. Gjithkujt, individ, biznes apo përfaqsues i medias a shoqërisë civile, mund t’i ndodhë gjithcka e tmerrshme, sepse mungon mekanizmi i frenimit, i korrigjimit, i vendosjes në normalitet dhe mbrojtjes nga dhunimet e të drejtave themelore dhe i garantimit të sigurisë juridike që është Gjykata Kushtetuese. Konkretisht, Rama mund të kalojë çfarëdo ligji të dojë që i thotë mëndja e tij e çoroditur dhe e sëmurë, ndërkohë që opozita nuk zotëron asnjë mekanizëm institucional për ta ndalur atë, sepse ai ose i kontrollon tërësisht, ose i ka shkatërruar institucionet kushtetuese. Kushtetuta tashmë është një copë letër pa vlerë se askush nuk mund të respeketojë zbatimin e saj. Opozitës dhe çdo individi mund t’i dhunohen të drejtat kushtetuese dhe nuk ka asnjë institucion, ku do të mund të drejtohej për mbrojtje. Pratikisht vendi është në kushtet e mungesës së rendit kushtetues. Kaosi mund të ndodhë në çdo moment dhe vendi mund të destablizohet nga përplasjet mes qytetarëve e qeverisë, mes qytetarëve e maxhorancës, mes qytetarëve e pushtetit vendor, sepse nuk ka një institucion, apo “mekanizëm gjykimi e moderimi” që e ndalon këtë proces eventual destabilizimi.  Ose, mund të vendoset një diktaturë e egër gjakatare. Sigurisht, që kjo situatë e krijuar në mënyrë të qëllimshme, apo të paqëllishme, përderisa nuk ndryshon të shtyn të mendosh se e gjithë kjo është ideuar dhe orkestruar nga Rama vetëm për interesa të pushtetit të ngushtë të karrikes së tij…Gjasat janë që gjëndja të precipitojë në mënyrë të paparashikueshme.

– Ju si e vlerësoni p/ligjin “Për gjyqtarët dhe Prokurorët” ku maxhoranca do që t’u japë kryeprokurores Marku dhe KLD kompetencat Kushtetuese të Emërimeve të gjyqtarëve e prokuroreve meqe nuk kemi ngritur KLP, KED dhe KLGJ?

– Si mund të flitet për ligje, kur nuk ka rend kushtetues; ato janë vetëm copa letre, që mishërojnë gjëndjen e çoroditur mendore të Ramës dhe papërgjegjshmërinë, frikën, servilizmin e të gjithëve atyre që ngre dorën për t’i miratuar. Për më tepër, që Kryeprokuroja është zgjedhur, duke dhunuar Kushtetutën dhe vetëm me mandat të përkohshëm. Ky mekanizëm i frikshëm prodhon vetëm veprime antiligjore dhe antikushtetuese, pra destabilitet. Ky është një veprim antikushtetues i dënueshëm rëndë dhe do të duhet të ndëshkohet, mos sot me siguri nesër. Dhe për më tepër, për momentin ky ligj nuk mund të atakohet si antikushtetues se Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Ky është një fakt tjetër që të shtyn të mendosh se eleminimi-paralizimi i Gjykatës Kushtetuese është i qëllimshëm. Qëllimi i Ramës është vendosja tërësisht nën kontroll e sistemit të drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese. Ndërkombëtarët që asistojnë reformën në drejtësi, duke heshtur janë bashkëatorë të kësaj gjëme dhe bashkëfajtorë për gjithçka mund të ndodhë në Shqipëri.

                                                                                                                          (vijon)