“Kathimerini”: Athina drejt vetos për Shqipërinë në samitin e dhjetorit

478
Sigal

Shqipëria mori
rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian,
por kushtet e vendosura dhe për më tepër mungesa e një date në tekstin e
progres raportit të Komisionit Europian e bëjnë edhe më komplekse situatën
nisur edhe nga skepticimzmi i Athinës për të reaguar me veto ndaj sjelljes që
po tregon Shqipëria në raport me fqinjin jugor. Referuar burimeve diplomatike
gazeta “Kathimerini” shkruan se gjithçka do të vendoset në takimin e ministrave
të Jashtëm të vendeve të BE-së në fillim të dhjetorit dhe më pas nga samiti i
lartë i BE-së po në këtë muaj. Sipas gazetës, qeveria greke është e vendosur të
hedhë në tryezën e diskutimeve një sërë çështjesh në raport me Shqipërinë, me
fokus kryesor vendimin për prishjen e 19 objekteve në Himarë. “Në Athinë
perspektiva e një vetoje nuk është aspak e dëshirueshme, por burime lënë të
nënkuptohet se nëse Shqipëria nuk do të tregojë me vepra vullnetin për fqinjësi
të mirë, veto do të vendoset për aq kohë sa do të konsiderohet e
domosdoshme”, shkruan gazeta e njohur dhe një nga më të mëdhatë në Greqi,
“Kathimerini”.
http://www.kathimerini.gr/883058/article/epikairothta/politikh/xwris-hme…