Kastriot Islami:Rama nuk ka më asete politike të fitojë në zgjedhjet e 23 Qershorit

466
Sigal

Kastriot Islami, në nga personalitetet intelektuale të PS-së, qysh nga 1991-shi, sot është bërë kriticieni më i ashpër i Kryetarit të PS-së, Edi Rama. Në këtë intervistë, Kastriot Islami  argumenton përse Edi Rama nuk mund të jetë lider, por nga ana tjetër  dhe përse sot PS-ja nuk është më ajo parti socialiste demokratike që u aspirua në 1991-shin.

– Ilir Meta është në  LSI, për shkak të Edi Ramës, po për shkak të Fatos Nanos?

–  Nano mund të kishte atë përgjegjësi që u largua Meta nga PS-ja, por zoti Rama, për mua, ishte nxitës i saj, sepse zoti Rama shikonte dy pengesa për të ardhur në krye të PS-së. Shikonte edhe zotin Meta, edhe zotin Nano dhe për t’i shmangur të dy, variant i parë ishte të nxirrte jashtë zotin Meta me një parti të vogël, pastaj të përdorte në 2005-n zotin Meta bashkë me “MJAFT”-in për të hequr nga pushteti Nanon dhe pastaj për ta ripërdorur Metën në 2007-n për të forcuar pozitat në Bashki dhe në PS dhe përfundimisht për të vazhduar i vetëm.   

– Zoti Islami, a ju duket se zoti Nano, edhe ju, sigurisht, edhe zoti Meta, a ju duket se ju të gjithë bashkë keni nënvlerësuar zotin Rama dhe prandaj PS-ja është në këtë situatë ku jemi?

 – Po të mendoj me metrin e zotit Rama sot, zoti Rama nuk do ishte afruar në PS-në, nuk do kishte marrë asnjë lloj posti, d.m.th qoftë edhe me 1/10 e sjelljes që ka bërë  Rama ndaj  Nanos.

–  Deri nga viti 2003 asnjë prej jush nuk mendonte se do të kishit shumë shpejt Kryetar Edi Ramën dhe kryetar kaq të fortë, sepse kryetar kaq i fortë nuk ka qenë as zoti Nano?

– Unë nuk e quaj kryetar të fortë  Ramën. Ai  është një kryetar spekulativ.

–  Megjithatë, zoti Rama është një kryetar i gjithëpushtetshëm. Fakti që edhe ju jeni jashtë PS-së,  i përjashtuar prej tij.

– Kryetar të gjithëpushtetshëm unë nuk quaj atë që përjashton nga partia. Atë e quaj kryetar të dobët. Kryetar të fortë quaj atë që mban të gjithë kapacitetet afër dhe fiton kundër kundërshtarit. Lider është ai që bashkon sa më shumë vetë. Sigurisht që, ka një pozicion relativisht të fortë në partinë e tij, por edhe që fiton  kundër kundërshtarit. Pra, zoti Berisha është bërë kryetar i fortë në vitin 2005, kur bashkoi të gjithë dhe fitoi.

– Z. Islami pse ka një paragjykim dhe skepticizëm ndaj Edi Ramës nga të gjithë ata që konsiderohen elitë e krijimit të PS-së, po them elitë intelektuale?

– Zoti Rama ka një problem  të thellë. Problemi i tij i thellë lidhet me një farë kompleksi inferioriteti që ka zoti Rama, që vjen për shkak të formimit të tij, ose më saktë për shkak të mungesës së formimit të tij . Z.Rama nuk ka një formim juridik, nuk ka një formim ekonomik, nuk ka një formim racional, pra nuk ka bërë që në kohë fillore aritmetikë, matematikë, fizikë, shkenca racionale, inxhinieri e kështu me radhë. Zoti Rama nuk ka një formim institucional. Ka disa aftësi dhe kapacitete sidomos në aspektin marketing dhe mediatik, publicistikë, të cilat janë të pamjaftueshme.

–  Ambalazh?

–  Janë  të pamjaftueshme për t’u kthyer në lider të një force të rëndësishme politike, siç është PS-ja me rezervën që n.q.s ky njeri do kishte aftësinë për të grumbulluar të gjitha vlerat dhe kapacitetet. Mirëpo, e gjithë kjo mangësi e ka vendosur në një kompleks inferioriteti, ku z.Rama rezulton nga një analizë retrospektive kërkon të shmangi të gjithë njerëzit, t’i eliminojë të gjithë njerëzit që kanë pasur një histori në PS, që kanë pasur një eksperiencë në PS dhe kanë kapacitete, qoftë ata që i ka gjetur qoftë dhe të rinjtë. Z. Rama ndihet keq edhe ndaj të rinjve që i zgjidh vetë kur ata kanë kapacitete më të madha  sa mund të ketë ai vete, në të gjitha fushat që thashë.

– Dhe kjo çfarë ka bërë?

–  Ka bërë që po të pyesësh në PS sot, përveç një grupi të vogël që janë pjesë e projektit të tij dhe projekti i tij kryesor ka qenë “MJAFT”-i dhe G99-ta,  ose një pjese të njerëzve që i ka pasur dhe i ka marrë nga bashkia, gjithë pjesa tij nuk dinte të përgjigjej se çdo të bënte PS në 2013-n. Po t’i pyesësh për koalicionin, do përgjigjen se do bëjnë koalicion me qytetarin. Këta njerëz po t’i pyesësh se në çfarë zone janë, nuk ta thonë dot.

 Rrugëtimi i zotit Rama për t’u bërë kryetar i partisë, kujt i ngjason? Hoxhës? Alisë, Nanos, apo Berishës?

–  Është e vërtetë se Rama ka element makiavelist që mundohet t’i implementojë në kushtet e demokracisë dhe fakti që ka një kompleks inferioriteti për shkak  të paaftësive  që ka në të gjitha fushat që unë përmenda e bën atë ndryshe nga  Berisha dhe Nano. Me z. Rama e ke të vështirë të gjesh se cilat janë rregullat. Me Ramën edhe sikur të thuash unë do ta pranoj zotin Rama me të gjitha elementët e tij autoritar dhe makiavelik, do ta pranoje dhe do të punoje ditë e natë sepse mendoj se po të punoj më shumë pranë  Ramës, duke i qëndruar  Ramës për gjithçka që ai mendon , duke mos e kundërshtuar për asgjë, ti nuk e ke të qartë se çfarë duhet, sepse  Ramës nuk i mjafton kjo.  Ramës i mjafton që t’i nuk duhet të dish më shumë se sa di ai. Ka të rinj që i ka zgjedhur vet, kemi parasysh kryesinë e vitit 2009. Mbi 60 %, 70% ajo kryesi ishte emëruar prej tij dhe pjesa kryesore e caktuar prej tij nuk u kandiduar për zgjedhje . Tjetra. Ka disa elemente që janë në grupin parlamentar sot, që dinë të bëjnë disa gjera jo keq nga ana profesionale. Rama nuk ja jep detyrën nga A te Zh, sepse ka frikë, sepse po e mësoi nga A te Zh, ai mund të bëhet i rrezikshëm. Dhe kjo shpjegohet vetëm me kompleksin e tij të inferioritetit. Dikush, duke bërë shaka para disa ditësh më tha, duke bërë këtë shpjegim, duke pirë kafe më tha: ore nuk e di, se kam dëgjuar se Rama i ka thënë grupit parlamentar se ju do jeni grupi parlamentar n.q.s plotësoni dy kushte: Jeni më të shkurtër se unë dhe më të paaftë se unë.

Boks

 

– Me çfarë analize ose mundësie e shikoni Edi Ramën fitues?

–   Pra, n.q.s të gjithë vlerat e kapacitet e PS-së,  nuk do vlerësohen mbi bazën e një skeme vlerash, meritash, por do vazhdohet të thuhet se kjo nuk është  më partia që gjeta unë, por ka ndërtuar një parti të re dhe partia e re është  krijuar mbi G99 dhe me hile për të ruajtur si alibi disa elementë me këtë skemë. Rrethi i 2 është me aleatët, ku unë nuk gjej ende një aleat që të jetë i qartë. Pra, edhe aleatët janë totalisht të pasigurt. Kërkuan fillimisht ndryshimin e sistemit.  Rama luajti atë lojë që dihej, pavarësisht se, kishte lënë në 2009 shumë personazhe pranë tij të hidhnin kritika mbi sistemin të shesin tezën që ne humbëm për shkak të sistemit, sepse e bëri Islami, por vet nuk i ka lëvizur asnjë presje sistemit. Ende po të  pyeten të gjithë aleatët se cili është sistemi, ende nuk e dinë se cili është roli i tyre, përfitimi e kontributi në një skemë. Dhe rrethi i 3 është ajo që ka thënë vetë në 2005 që tentoi të aplikonte në 2007 dhe që nuk aplikoi në 09 është bashkim i së majtës, por e majta nuk bashkohet, as duke hedhur tezën,jo ai vetë, por njerëz shumë pranë tij, e bashkimit të qelbësirave,si mundet Meta të bëhet pjesë e një koalicioni kur i thua që do bashkohen të gjithë qelbësirat mjafton që  të rrëzojnë  regjimin e Berishës, pra nuk pranon asnjë aleat të futë vetveten. Terminologjia është që Rama duhet të distancohet, kushdo që ta hedhë, kushdo që ia do të mirën vendit, siç mendojnë ata, apo PS-ja, -siç thonë- që regjimi i Berishës të largohet, pra unë nuk pranoj të etiketohet një front opozitar me termin bashkimi i qelbësirave. PS-ja nuk ka më avantazhe.  Rama u desh ta shkatërronte këtë aset që mendonte se ishte e vetmja mënyrë për ta kthyer PS-në në fituese.