Kastriot Islami: “Rama përjashtoi personalitetet në PS, po ndërton partinë e tij”

98

Deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS, Kastriot Islami ka kritikuar qëndrimin e kreut të PS, Edi Rama ndaj eksponentëve te Partisë Socialiste.  Islami tha se, Rama fokusohet në emra që nuk kanë dhënë kontribut të madh në PS dhe se ka lënë në hije personalitete të vyera që kanë punuar për partinë. “PS ka pasur kapacitete që kanë qenë në pozicione të rëndësishme gjatë qeverisjes socialiste. Po ku janë ata? Nuk janë shfrytëzuar maksimalisht, nga z. Rama dhe pse ky i fundit ka dashur të maskojë veprimet e tij. Tashmë ka përqendruar punën me ata individë që nuk i kanë ato kapacitete. Nuk i shohim më ato figura që kanë dhënë kontribut në PS”. Islami theksoi se Rama ka deklaruar se po ndërton partinë e tij brenda PS. “Rama dhe nesër do takojë zj. Klinton, por jo me atë format që duhet të ishte. Rama mundohet të maskojë veprimet e tij herë pas here po dëmton klientelën e tij, ai mburret duke thënë se ‘po ndërtoj partinë time’. Por në asnjë vend të botës demokratik nuk ka kështu shembujsh dhe tek Obama ka gërshetim brezash, kapacitete, vlera të reja dhe të vjetra”. Sipas Islamit, personazhe të lëvizjes ‘Mjaft’ nuk mund të qëndrojnë në postet kyçe të Partisë Socialiste, pasi ata kanë një problem moral me socialistët e vërtetë. “Kryetari i Mjaft-it real është vetë zoti Rama. Nëse Rama ka pasur një strategji për të ndërtuar një parti të re mbi bazën e Mjaft-it, ka një problem moral. Këta duhet të kërkojnë ndjesë, pasi larguan nga pushteti PS për të vendosur në krye Edi Ramën. Drejtues të Mjaftit mund të jenë sot në pikat kyçe të PS, por kanë një problem moral me socialistët e vërtetë”,- deklaroi Islami. “Këta duhet të kërkojnë ndjesë, pasi larguan nga pushteti PS për të vendosur në krye Edi Ramën. Drejtues të “Mjaft”-it mund të jenë sot në pikat kyçe të PS, por kanë një problem moral me socialistët e vërtetë”,- deklaroi Islami.