Kastriot Islami/ Qeveria, e implikuar në thyerjen e embargos së naftës nga Irani

159

Rama i shmanget përgjigjes për “importimin e naftës (crude) nga Irani” në mars 2014, theksoj në mars 2014. Rama ka zbuluar diçka shumë serioze në kuvend, që duhet hetuar…Një ministër i tij dyshohet të ketë qenë në Iran para se të behej ministër, lajm që duhet hetuar…Gazeta prestigjioze “Financial Times”, referuar deklaratës mujore Mars 2014, të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë bën me dije se: Importuesit e naftës iraniane përfshinë Shqipërinë dhe Sirinë…Këtë lajm të bazuar në informacionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Rama ose duhet ta konfirmoje ose ta përgënjeshtroje…Por nuk bën as njërën dhe as tjetrën…Frikacak…I është bërë pyetja në kuvend dhe nuk është përgjigjur drejtpërdrejtë, por i është shmangur pyetjes, duke folur për një periudhë tjetër të vitit 2013 dhe duke folur jo për naftë, por për vaj… Dredharak e mashtrues…Nga një analizë logjike e informacionit, mund të arrihet në këto përfundime: 1) lajmi/informacioni është i vërtetë, përderisa vjen nga IEA;

2) informacioni nuk është përgënjeshtruar deri tani nga Rama;

3) Rama i shmanget përgjigjes, duke u hedhur në sulm dhe folur për një periudhë tjetër kohore (mars 2013) dhe jo për thyerje të kuotave të embargos së naftës, por për vaj;

Përfundimi logjik është i evident

1) Rama ka frikë të përgjigjët

2) Rama me dredhi mashtron

3) Rama është i implikuar në këtë çështje

Nga mënyra sesi është përgjigjur për këtë çështje, Rama sot ka zbuluar diçka shumë serioze që duhet hetuar. Por dje në kuvend u tha edhe diçka tjetër: Një ministër i tij dyshohet se ka qenë në Iran para se të bëhej ministër dhe Rama e di këtë gjë; dyshim që duhet po ashtu hetuar. Prandaj duhet ngritur Komision Hetimor..