Kastriot Islami/ Prezantimi nga Sekretari i Përgjithshëm i kandidaturave të Bushatit, provokim për Presidentin Nishani

420
Sigal

Dje në Komisionin e Politikës së Jashtme janë marrë në shqyrtim tri kandidatura për deputet:

1) Petrit Bushati për ambasador në Maqedoni

2) Qemal Minxhozi për ambasador në Kosove

3) Ardian Ndreca për ambasador në Vatikan

Opozita ngriti çështjen e emërimeve në dhunim të ligjit të shërbimit me jashtë, përderisa numri i kandidateve jashtë karriere është më i madh se i atyre nga shërbimi me jashtë. Disa media ekstremisht dhe drejtpërdrejt të lidhura me Ramën kanë paraqitur si shqetësim reagimin e opozitës për kandidaturën e Ardian Ndrecës… Në fakt, Ardian Ndreca ka qenë dhe u paraqit edhe në seancën dëgjimore kundër Presidentit Bujar Nishani, të cilin e ka cilësuar në mënyrë jo etike si “figurë groteske”, “kukull lepe-peqe e Sali Berishës”, “me kufizime të dukshme fizike”, e tjerë e tjerë. Në të vërtetë me këtë kandidature Rama i bën një provokim Presidentit Nishani për ta goditur nëse nuk e emëron dhe tallur nëse e emëron… Unë veçse bëra me dije anëtarët e komisionit dhe publikun se, zoti Ndreca me këto qëndrime është në konflikt “interesi” moral me Institucionin e Presidentit të Republikës, e konkretisht me Presidentin Bujar Nishani sepse njëkohësisht i kërkon atij ta emërojë ambasador në Vatikan pasi ka bërë cilësimet e mësipërme. Pasi u pyet nëse i ruante këto vlerësime apo kishte ndryshuar mendje, z. Ndreca pasi u përpoq të mos i përgjigjej pyetjes, konfirmoi qëndrimet e cilësimet e bëra më parë në një shkrim në gazetën “Tema”…