Kastriot ISLAMI/ Kryeministrat në takimin me Merkel, janë në krye të regjimeve oligarkike

508
Sigal

Një sqarim dhe thellim i komentit të Deutche Welle mbi Konferencën e Berlinit, ku ishin të ftuar disa anëtarë qeverie

Shqipëria është një regjim oligarkik, i konceptuar para 15 vjetëve, i realizuar për 15 vjet dhe që po përmbyllet e konsolidohet gjatë 12 muajve të fundit. Në një koment të Deutche Welle, ndër të tjera thuhet: Disa anëtarë qeverie të ftuar në Konferencën e Berlinit nuk janë partnerë të besueshëm për Berlinin dhe Brukselin. Shumë prej tyre janë të korruptuar. Shumë prej tyre ndryshe nga shpresa europiane janë sjellë si diktatorë të vegjël.

 Zonja Merkel dhe zyrtarët e lartë të Berlinit e të Brukselit duhet të dinë se:

1) Në fakt të gjithë kryeministrat që ishin në takim me Merkel, kush më shumë e kush më pak janë në krye të regjimeve oligarkike.

2) Rama është një nga më tipikët, që ka 15 vjet që e ka projektuar këtë regjim.

3) Në Shqipëri zgjedhjet duken të lira e të ndershme, por votat blihen në mënyrë vështirësisht të identifikueshme nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 në Shqipëri, kjo dukuri ka përcaktuar dimensionin e fitores.

4) Regjimi oligarkik në Tiranë ka bërë e bën transaksione me mandate deputetësh…

5) Regjimi oligarkik në Tiranë ka blerë dhe kontrollon shumicën e medias dhe po paralizon ose falimenton atë pjesë të medias që nuk e kontrollon…

6) Regjimi oligarkik në Tiranë po tenton të shtypë çdo disident e mendim alternativ dhe të kthejë në fasadë opozitën…

7) Regjimi oligarkik në Tiranë është ngritur mbi monopolet ekonomike…

8) Regjimi oligarkik në Tiranë gjatë një viti po tenton të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë…

9) Drejtuesit e Regjimit oligarkik të Tiranës mbajnë fjalime “demokratike” kur janë përballë lidershipit europian dhe bëjnë foto e shtrëngime duarsh dhe të gjithë këto i përdorin për të mashtruar publikun dhe shtypur opozitën…

10) Drejtuesit e regjimit oligarkik të Tiranës adhurojnë vetëm modelet e centralizuara të regjimeve oligarkike ndërkohë që përmes demagogjisë e mashtrimit angazhohen përballë Brukselit për reforma…

11) Drejtuesit e regjimit oligarkik në Tiranë, të gjitha “reformat” i përdorin për të uzurpuar institucionet, për t’ u pasuruar në mënyrë të paligjshme, për të penguar transparencën…

Askush në Berlin, Bruksel apo gjetiu nuk duhet të mashtrohet nga retorika demagogjike e drejtuesve të regjimeve oligarkike në Ballkan, Tiranë. Vetëm një veprim i Brukselit, Berlinit, e tjerë, tani sa nuk është vonë, mund të shmangte trazirat në të gjithë këto vende ku mbretëron korrupsioni, oligarkia, banditizmi…

Shënim: më poshtë komenti i DW në anglisht (përkthyer nga gjermanishtja)

Some government members who were now a guest of the Conference of the Western Balkan states, are anything but reliable partner for Berlin and Brussels. Many are demonstrably corrupt. Some government officials, including the high-level, often in Berlin tell what the interlocutors want to hear, and then continue to operate the home policy, which has nothing to do with European integration. Many has developed even in recent years by the major European hope for little dictator. These people must be made clear that the cheap populism and paternalism of the media are not effective. It is hoped that the German hosts have also provided the unpleasant questions in direct talks. For example, acording to the daily disregard of minority rights in many countries of the Western Balkans. And hopefully the guests understood that blind nationalism and propaganda against homosexuals do not belong to the much publicized European values.