KASTRIOT ISLAMI AMBASADOR I OSBE-SË NË GJEORGJI

577
Sigal

Ish-deputeti socialist, Kastriot Islami, do të jetë së shpejti ambasador i OSBE-së në Gjeorgji. I larguar si i padëshiruar nga Partia Socialiste dhe pa ndonjë shpresë për të fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kastriot Islami ka zgjedhur një karrierë tjetër për të ndenjur në politikë. Ish-ministri i Jashtëm do t’i kthehet karrierës diplomatike, madje nën siglën e organizmit prestigjioz europian të OSBE-së. Mësohet se Islami ka fituar mbështetjen e qeverisë aktuale të Tiranës për të qenë homologu i Vvolfarthit në Gjeorgji.