Kastriot Çipi: Ministria e Kulturës qëndrim refraktar

454
Regjistroi Kastriot Çipi deklaroi sot gjatë takimit me drejtuesit e LSI, se nga ana e Ministrisë së Kulturës ka pasur qëndrim refraktar për problemet që shqetësojnë artistët.
Në konferencën e dhënë për mediat, pas takimit me përfaqësues të LSI, Çipi deklaroi se komunikimi me gjithë aktorët politikë dhe vendimmarrës në vend është i rëndësishëm për zhvillimin e artit. Ai e cilësoi takimin me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si produktiv dhe të rëndësishëm për kauzat që shqetësojnë sot artistët në vend.
Deklarata e Kastriot Çipit:
Ne shpresojmë që sot ka filluar një kapitull I ri në marrdhëniet midis komunitetit të artistëve dhe politikës. Ky është takimi I dytë Brenda pak ditëve që ne bëjmë, pas takimit me kryetarin e PD-së z.Basha. Besoj që do të vazhdojmë me takimet me të gjithë faktorët politikë që natyrisht e pranojnë dialogun. Dua të theksoj se sot janë mbushur dy muaj nga fillimi I protestave tona, dhe ende nuk e kemi një takim me ministren e Kulturës, e cila e ka refuzuar në mënyrë refraktare. Kryeministrit nuk I kemi kërkuar takim, përderisa ministri I tij nuk pranon të na takojë. Besoj që sot ka filluar një kapitull I ri, sepse biseda sot ka qenë shumë produktive, shumë e hapur. Komunikimi ka qenë shumë I thjeshtë dhe jo formal, dhe kemi gjetur mirëkuptimin e LSI-së, duke filluar me pranimin e asaj pjese të gabimit që I takon LSI-së në raport me Teatrin Kombëtar, që natyrisht nuk është pjesa më e madhe, e fajit që ka politika. Sepse ky është një problem që zgjat prej 20 vjetësh. E rëndësishme është që do të shikojmë këtej e tutje në frymën e bashkëpunimit çfarë kemi për të korrigjuar, si ne, si politika. Edhe ne artistët kemi pjesën tonë të përgjegjësisë, sepse kemi kundërshtuar politika qeveritare, por nuk kemi propozuar ne, politika dhe strategji të qarta që ti imponohemi politikës me zgjidhjet tona, me alternativat tona. Them se ky do të jetë një moment I mirë, dhe besoj që ky dialog fillon sot, por nuk mbaron sot, duhet të jetë I hapur. Morëm garancinë që do të jemi pjesë e diskutimeve në të ardhmen që përfshin kuadrin ligjor dhe hartimin e një buxheti më të madh. Sot buxheti I artit dhe kuluturës është katër herë më I vogël se në Maqedoni. Sot arti dhe kultura I kushton taksapaguesëve shqiptarë më pak se sa pallati I hedhur në erë në Vlorë vitin e kaluar. Kjo do të thotë se nëse kryeministri do të vendosë të mos hedh asnjë pallat të ri vitin që vjen, buxheti I kulturës mund të dyfishohet. Ne I kemi kërkuar LSI dhe kemi gjetur mirëkuptimin e saj që të ketë një hetim parlamentar për të gjitha abuzimet e ish-ministrit të kulturës, ish-kryetarit të bashksië sot kryeministrit Edi Rama në raport me Teatrin Kombëtar. Është një histori 20 vjeçare, e pazbardhur në rrugë ligjore, dhe unë besoj se nëse do të ketë një hetim të ndershëm dhe të plotë, Edi Rama do të ketë punë me drejtësinë, do të ketë shumë punë me drejtësinë. Dua të falenderoj të gjithë përfaqësuesit e LSI që ishin në takim për dashamirësinë dhe hapjen e mendimit që patën për të dëgjuar opsionet tona.
Sigal