Karabina: Nuk kam bërë as emërime, as prokurime

616
Gjatë kësaj periudhe Ministrja e Arsimit nuk ka kryer asnjë emërim, apo nuk ka zhvilluar asnjë procedurë prokurimi. Ajo shpreh të gjithë gatishmërinë për të qenë subjekt kontrolli mbi veprimet e saj gjatë gjithë ushtrimit të detyrës gjatë kësaj periudhe, qoftë nga struktura administrative, ashtu edhe nga organet e specializuara të zbatimit të ligjit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, siguron opinionin publik se gjatë ushtrimit të detyrës, ka qenë dhe do të jetë deri në ditën e fundit të detyrës, garante e zbatimit korrekt të ligjit. Në këtë drejtim, Karabina tha se nuk do t’i nënshtrohet asnjë forme presioni të paligjshëm, që synon të shfokusojë Ministren në dokumentimin e shkeljeve të konstatuara, apo përfundimin e misionit të saj për të dokumentuar përdorimin politik të strukturave arsimore gjatë fushatës zgjedhore.
Sigal