Kapja e kokainës, Vasili: Rama, gënjeshtar i palodhur. E thotë ATSH se…

563
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili e quan Edi Ramën një kryeministër gënjeshtar të palodhur. Shkak është bërë intervista e Ramës për median gjermane ”Die Welt”, në qëndrimin mbi kapjen e 613 kg kokainë në portin e Durrësit.
Në përkthimin që ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare) i ka bërë intervistës, në përgjigjen e Ramës, është shkruan se kapja u bë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, por këtë kryeministri e mohoi me një status në facebook. Për Vasilin, ATSH e cila është tepsia e Ramës, po gënjen dhe bën intriga kundër kryeministrit?
”Po kush e ka përkthyer gabim me qëllim ATSH-ja shqiptare, që është e tija e tëra? ATSH-ja është e gjitha tepsia tej e tej, kryq e themel e këtij kryeministrit. Edhe ATSH gënjen dhe bën intriga kundër kryeministrit”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Kryeministri prap genjeu per kokainen se ka hall….
Genjen prap ne menyre te paepur kryeministri e thote se nuk ka thene qe nderkombetaret nuk bashkepunuan me nderkombetaret per kapjen e 613 kg kokaine dhe e kane perkthyer gabim. Po kush e ka perkthyer gabim me qellim ATSH-ja shqiptare, qe eshte e tija e tera? ATSH eshte e gjitha tepsia tej e tej, kryq e themel e ketij kryeministrit. Edhe ATSH genjen dhe ben intriga kunder kryeministrit?? Ha ha ky kryeminister eshte kaq genjeshtar i palodhur sa qe edhe ATSH-në e shkrete e nxori mashtruese. Ja ku e keni frazen e thene nga ky ne DIE WELT per bashkepunimin me italianet per kapjen e 613 kg kokaine qe kryeministri e mohon dhe te marre nga web-i i ATSH e tij.
Sigal