Kapet “mat” Ylli Ndroqi dhe tre “sulmuesit” e RTV Ora News

862
Sigal

Projektet e RTV Ora News, po krijojnë një “prishje” ekuilibrash në Pejsazhin Audioviziv Shqiptar. Zheji, Meço dhe Njuma, janë si duket më shumë se kolegë të rastësishëm, që punojnë në të njejtin Tv. Disa ditë më parë i pamë sëbashku pas suksesit të transmetimeve Live në një foto çuditërisht shumë miqësore dhe pa ndonjë psikozë rivaliteti ndërmjet tyre, përkundrazi.

Por sot treshes së tyre, i është bashkuar edhe Ylli Ndroqi, Presidenti dhe Producenti i vetëm i Ora News, duke biseduar në një kafe luksoze të Tiranës. Paparazzi duket se ka ditur ti fiksojë në mungesën e vëmendjes së tyre të plotë… shumë të afërt dhe komunikues ndërmjet tyre. Po pse?! Ndoshta është në horizont ndonjë projekt i ri, ndoshta ndonjë analizë apo ndonjë vendimmarrje e linjës editoriale, për Zgjedhjet vendore që po vijnë.

Bie në sy serioziteti i spikatur i Sonilës, që zakonisht parapëlqen buzeqeshjen, por “paparazzi’ e ka bërë mirë punën e vet, Meço duket më meditative se askurrë më parë…

Ndroqi dukshëm mundohet të përmbajë Zhejin, ndoshta më “agresivi” në atë treshe, ndërsa Beti Njuma, pret durueshëm rradhën e saj, ashtu si edhe bën me finesë, kur ka në studion e saj Meçon dhe Zhejin, apo të ftuar të tjerë Vip, në transmetimet maratonë, që janë dhe një sukses i garantuar i këtij televizioni…

Pas një hopi shumë cilësor, në programacionin shumë të larmishëm që ka shpërthyer, duket se Ylli Ndroqi, nuk ngopet me kaq. Por duket se edhe “monitoron” me kujdes “flirtet” profesionale që mund ti dalin nga kontrolli, ndërmjet Zhejit, Meços apo Njumës…

Një sezon po mbyllet dhe nje sezon i ri po bëhet gati të fillojë me shpejtësi, dhe deri tash Ora News, ka thyer rekorde në mënyrë krejt të befasishme, por aspak të rastësishme…