Kaos në parlament, Basha pa mikrofon hyn ‘live’ në “Facebook”, Balla flet në seancë

211

Një kakofoni zërash në parlament, ndërsa bëhen përpjekje që seanca të vijonte në normalitet. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish me rinisjen për të tretën herë të seancës por pas mbarimit të 3-minutëshit i është mbyllur mikrofoni.

Ai ka kaluar live në “Facebook”, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dhënë fjalën kreut të grupit parlamentar Taulant Balla që ka folur për disa minuta nga vendi. Pas mbylljes së fjalës nga Balla, shumica ka votuar projektligjet në rendin e ditës.