Kandidati Turku, thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën e 21 qershorit

69
Kandidati për kryetar Bashkie i Partisë Demokratike dhe koalicionit për punë dhe dinjitet në Elbasan Ardjan Turku, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes Partizani në qytetin e Elbasanit. 
Në fillim të këtij takimi duke iu drejtuar qytetarëve të pranishëm deputeti i PD Ridvan Bode, që shoqëronte zotin Turku, ka theksuar faktin se aktualisht ekonomia shqiptare ndodhet në një gjendje mjaft të rëndë, si pasojë e politikave të varfërisë që qeveria ka ndërmarrë ndaj qytetarëve, ndaj reagimi me votë në datë 21 qershor i qytetarëve është një domosdoshmëri. 
Ndërkohë duke iu referuar klimës së fushatës në qytetin e Elbasanit ai ka denoncuar presionin që po u bëhet qytetarëve dhe të punësuarve në administradë. Ndërkohë duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë takim kandidati Ardjan Turku ka theksuar faktin se fenomeni i blerjes së votës, ka filluar të shfaqet në një masë tepër të madhe në të gjithë territorin e bashkisë së re. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë të japin kartat e identitetit në këmbim të parave.