Kandidati për prokuror Ferdinand Elezi, në zyrën e Adriatik Llallës

654
Një nga kandidaturat më të diskutuar ditët e fundit për zëvendësimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, është Ferdinand Elezi. Gjatë ditës së djeshme, Elezi është parë të futet në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme. Këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Mësohet se ai ka kërkuar të pajiset me një vërtetim pune. Dhe ky fakt duket se ka shtuar më tepër dyshimet se emri i tij do të jetë në listën e kandidatëve për prokuror të përkohshëm. Elezi është aktualisht drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës. Gjatë ditës së djeshme, mësohet gjithashtu se ai ka pasur një takim me kryeprokurorin Llalla në zyrën e këtij të fundit. Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm pritet të zgjidhet vetëm me votat e socialistëve dhe nuk do të ketë nevojë të hyjë në procesin e Vetingut. Ai do të mund të ushtrojë të gjitha kompetencat që gëzon Prokurori i Përgjithshëm dhe mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në parlament. Bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfundimi i mandatit të Adriatik Llallës i ka dhënë mundësinë socialistëve të zgjedhin prokurorin e tyre të përgjithshëm dhe Ferdinand Elezi ka qenë një ndër kandidaturat e përfolura.
Sigal