Kandidati i PD-së në Korçë, kërkon vota dhe në Selanik

456
SELANIK – Gjergji Mero, kandidat i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjtet” në Bashkinë Korçë ka zhvilluar një takim me emigrantë shqiptarë në Selanik të Greqisë. Gjatë takimit, Mero u shpreh se vota e emigrantëve duhet të jetë vendimtare për fitoren e programit që do të sjellë zhvillimin, do të kthejë shpresën për të rinjtë dhe do të sigurojë punë dhe dinjitet.
“Vota juaj është për shpëtimin e fshatit nga falimentimi, ku ju keni derdhur mundin dhe sakrificën e afër çerekshekulli pune të rëndë në emigracion. Ne do të zhvillojmë fermat dhe do të ngjallim tregun e prodhimeve bujqësore, duke rritur ekonominë dhe agrobiznesin”, është shprehur Mero.
Kandidati i djathtë vuri në dukje se në Korçë dhe në qytete të tjera, qeveria ka rrëzuar për pak minuta me tritol INUK-u , banesat, bizneset e emigrantëve të ndërtuara me vetësakrifikim dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.
Sigal