Kandidati i majtë për bashkinë e Kolonjës, Ilia Stefo takon mbështetësit në fshatin Starje

448
Kandidati i majtë për Kryetar të Bashkisë Kolonjë, Ilia Stefo, zhvilloi një takim elektoral në fshatin Starje, ku premtoi se gjatë drejtimit të kësaj bashkie dera e institucionit do të jetë e hapur për të gjithë. Ai shoqërohej nga Zv/Kryeministri Niko Peleshi, që theksoi se mbështetja e Qeverisë nuk do të mungojë për sa i përket projekteve të rilindjes urbane. Në fshatin Starje të Kolonjës, Niko Peleshi pranoi se Partia Socialiste ndjehej në borxh me këtë zonë, mbështetja e së cilës nuk i ka munguar as në momentet më të vështira. Duke shoqëruar kandidatin e majtë për Bashkinë e Kolonjës, Zv/Kryeministri theksoi se socialistët ishin munduar të kthenin borxhin, me përzgjedhjen e mjekut Ilia Stefo. Numri 2 i Qeverisë premtoi se Kolonja nuk do të mbetet jashtë vëmendjes së pushtetit qendror, sidomos për sa i përket projekteve të rilindjes urbane. Ndërsa kandidati Ilia Stefo premtoi se fshati nuk do të lihet jashtë vëmendjes së Bashkisë. Stefo deklaroi se do t’i trajtojë të gjithë qytetarët njësoj, pa dalluar mes të majtëve e të djathtëve, njësoj siç ka bërë gjatë ushtrimit të profesionit të mjekut. 
Sigal