Kandidati i LSI i përgjigjet ironisë së Strazimirit: Të humbi koburja e trimit, tani u bëre mavi!

542
Pak orë më parë deputeti i PD-së Gent Strazimiri i kërkoi me ironi Prokurorisë së Përgjithshme, që të merrte nën statusin e “të penduarit” Ilir Metën, pasi ky i fundit hodhi këtë të martë një sërë akuzash kundrejt Kryeministrit Rama.

Kërkesës ironike të deputetit demokrat i është përgjigjur njëri prej kandidatëve për deputet në Tiranë, Kristi Xharau, i cili shkruan në rrjetin social se pasi i humbi koburja, tashmë Strazimiri është bërë rilindas… duke harruar incidentin në korridoret e parlamentit, kur u godit nga socialisti Arben Ndoka.

Statusi i Kristi Xharau:
Strazimiri ne prehërin e Ben Ndokës… Pasi i humbi koburja e trimit, Gent Strazimiri u bë rilindas. Dhe çfarë rilindasi, fare mavi! Ndaj i trimëruar nga heroizmat e korridoreve të parlamentit, vajti dhe u ul në prehërin e Ben Ndokes. Tani është mirë!…
Sigal