Kancelarja gjermane Merkel pret Ramën në Gjermani më 28 nëntor

390
Sigal

Kancelarja
gjermane Angela Merkel do të presë më 28 nëntor kryeministrin e Shqipërisë Edi
Rama.

Vizita e kreut të qeverisë
shqiptare në Gjermani ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të
Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mediat kosovare raportojnë se
kancelarja do t’i japë Ramës lajmin e mirë, se BE ka vendosur çeljen e
negociatave të anëtarësimit.