Kampe refugjatësh? Balla: Shqipëria mban përgjegjësi, aq sa ka këllqe (Video)

125

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nga jashtë ambienteve të Kuvendit ka reaguar lidhur me lajmet që qarkullojnë në media se Shqipëria ka pranuar që të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë.

Sipas Ballës ky lajm nuk është i vërtetë, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk ka kapacitete të tilla, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë negociatë për këtë çështje. Mes të tjerash ai nuk e përjashtoi mundësinë në rast të një kërkese të tillë nga BE, duke shtuar se Shqipëria duhet të plotësojë angazhimet e saj, por aq sa e ka përgjegjësi.

“Një budalla hedh një gurë në lumë dhe qindra të mençur duan të sqarojnë opinionin. Ajo që ka të bëjë është me dezinformim që në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë azilantë. Ka një dallim se njëherë thonë luftëtarë të ISIS dhe njëherë 600 mijë persona. Lexojini rrjedhjet psiqike në rrjetet sociale. Ajo që dua të sqaroj se nuk ka asnjë plan asnjë negociata, as bisedë me këtë çështje. Ka vetëm rikthim të shqetësimit për një kanal të ri që lidh Europën juglindore me Europën qendrorë të rrugës që vijnë me konflikte. Shqipëria as nuk ka negociuar dhe ska as nuk ka kapacitete për të strehuar numra të tillë. Një vend si Shqipëria që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi dhe duhet të mbajë përgjegjësinë e veta për aq sa i takojnë këllqet. Shqipëria do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takon.”, tha Balla.

Po ashtu Balla iu kundërvu opozitës, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk po i shpëton dot sindromës së ‘Babales’.

Për të mos përfshirë gjithë opozitë në këtë vlerësim. Spo i shpëton dot sindromës së ‘Babales’ dhe për disa seanca po përdor të njëjtin skenar e regji, sikur në video-përgjimin e dëshmitarit X, Babalen që spo e dëgjojmë më nga kryetari i PD. Një bën rolin e babales, një deputet në rolin e kushëririt të tij. Më vjen keq për këtë degradim të PD dhe përpjekje të kotë për të bllokuar zhvillimin normal të Kuvendit, ku u miratuan disa marrëveshje të rëndësishme. Gjej rastin këtu para jush që të sqarojë disa çështje për të cilat Lulzim Basha u mundua të ngrijë mjegull për turpin e tij të radhës dhe flet në emër të koalicionit gjerman i cili është sot promotorja më e rëndësishme për hapjen e negociatave. Çfarë presim ne nga vendimi i datës 28. Shqipëria e Taulant Ballës, e Lulzim Basha, e shqiptarëve, pret një Po ose një jo. Në rast të një po-je fillon puna përgatitore. Në rast të një jo-je nuk nis puna përgatitore. Edhe në rastet e ngjashme, siç ishte ai me Malin e Zi, që Këshilli Europian dha ‘po’ dhe ka nisur puna parapërgatitore. Ajo që dua të ndaj bashkë me ju është që në qeverinë gjermane, ka një maxhorancë tejet të cilësuar në favor të ‘po-s’ në datën 28 qershor. Përpjekja e Bashës, e cilësuar edhe nga një media austriake ‘Der standart’ shkruan; PD po bën përpjekje në dëm të Shqipërisë. Theksoj dhe dua të sqaroj gjithashtu që mund të ketë edhe jo, por që lejon nisjen e punës përgatitore. Por pritshmëria jonë është që në 28 qershor të ketë lejim të punës.