“Kamikaz për Ramën”/ Sherr tek Ligjet, Manja i përgjigjet Halimit: S’të marr leje ty se çfarë bëj

534
Komisioni i Ligjeve është shoqëruar sot me debate të forta, ku diskutohej buxheti i institucioneve të drejtësisë. Anëtari i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, gjatë debatit i ka kërkuar kryetari të komisionit, Ulsi Manja të mos sillet si kamikazi i kryeministrit Edi Rama.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Manja tha se Halimi është në anën e krimit, ndërsa ai në anën e shtetit.
Pjesë nga debati
Halimi: Kjo është për t’i dhënë institucioneve çdo gjë që ata kërkojnë. Që mos kenë alibi që nuk i futëm dot në burg kriminelët se s’kishim fonde. Bëre gabim që sulmove prokurorinë.
Manja: S’ka asnjë vlerë, nuk të marr leje ty se çfarë do bëj. Këtu jam kryetar, atje jam deputet
Halimi: S’të lejohet ty si kryetar të bësh kamikazin për kryeministrin
Manja: Vazhdo me buxhetin, mos e ndërprit fjalën…vazhdo se këtë punë ka ky
Halimi: Ne jemi profesionist te dy..
Manja: Ti ke qene ne anen e krimit, une ne anen e shtetit…
Halimi: Bëre gabim që dole dje sulmove prokurorinë. Pse ke frike qe s’na le te flasim?
Manja: Diskutimi ne parim ka përfunduar. Ju ateherë iket..Kujdes kur me drejtohesh mua.
Halimi: Ju mbroni banditët
Manja: S’kam mbrojtur kurrë kriminelë. S’kam qenë avokat si ti
Halimi: Më mirë të jesh avokat se të merresh me këtë poliike të neveritshme. Sistemi i drejtesise ne kolaps. Mungojnë 39 gjyqtare. Kambanat per ke bien? Kush e do kolapsin. Opozita jo. E do qeveria. Se ate kontrollon drejtësia
Sigal