“Kam pritur shumë nga ju dhe nuk kam marrë asgjë”, Basha debaton me tregtarin në Pogradec

537
Sigal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjëtë një takimi me qytetarët e Pogradecit pati një diskutim me një tregtarë. Tregtari iu drejtua Bashës duke i thënë që ka pritur shumë nga ai dhe nuk ka marrë asgjë.

Ai tha se ka pasur probleme me pronën dhe se sipas tij as Basha nuk e ka ngritur zërin mjaftueshëm për problematikat e tij

Ti djeg dokumentat apo ti mbaj. Unë jam ish-pronar, nuk kam marrë asgjë. Unë jam demokrat kam pritur shumë nga ju. Ma hoqën ndihmën ekonomike ku shkoi? Kam probleme me pronat pse nuk ngritët zërin. Nuk keni ngritur mjaftueshëm. Po pres unë çdo të më ofrosh ti nesër.”- u shpreh tregtari.

Nga ana tjetër kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se PD është parati pro pronës dhe shtoi se do të anulojnë Ligjin abuziv aktual të Pronës i cili heq shpronësimin me vlerë tregu.

“PD është parti pro pronës. Do të anulojmë Ligjin abuziv aktual të Pronës i cili heq shpronësimin me vlerë tregu. Ne kemi çuar në Strasburg kundërshtimin për ligjin e pronave. Nuk duhet kërkuar nga opozita atë që ka në dorë qeveria. Të garantoj e kam thënë dhe po e përsëris, Ligji që ata kanë bërë për të hequr kompensimin me vlerë tregu, është rishpronësim. Atë që e bëri Enver Hoxha para 60 vjetësh, e bën edhe ky Ligj. Në do ta rrëzojmë këtë Ligj dhe ne do t’ju dëmshpërblejmë me vlerë tregu.Ky është qëndrimi ynë. Ne e kemi shpallur.  Shpeshherë mesazhet e opozitës bien pre e propagandës së qeverisë. Kemi pesë vjet që e themi se ky Ligj do të anulohet dheju do të dëmshpërbleheni me vlerë tregu. Këtë Ligj e kemi çuar në Strasburg për ta luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Ditën kur të nabesoni me votë, do ta anulojmë këtë Ligj.Ne jemi parti e pronës.  Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertat politike. Më 16 shkurt eja edhe ti me pogradecarët e tjerë t’i bashkohesh protestës në Tiranë.”- u shpreh Basha.