“Kam një dosje…do ja ndjeni këngën”, kë po paralajmëron Lulzim Basha?

134
Replika, akuza dhe kundërakuza në sallën e Kuvendit për PPP-të e qeverisë Rama. Ndërsa opozitarët e quanin skemë të pastër korrupsioni (Pastrimi i Parave të Pista), kryeministri doli disa herë në foltore dhe i kundërshtoi.
Por menjëherë pas tij, kryeopozitari Lulzim Basha mori fjalën dhe tha se kishte një dosje e cila do të publikohej. Duke u drejtuar nga Rama ai përmendi emrin e ministrit Gjiknuri, por nuk tha se dosja ishte për të.
“Kam një dosje edhe për këtë… ku e ke Damianin, (kthehet nga Rama) qënda fshehur…e di ai, e di ti e dini dhe ju dhe do ja ndjeni këngën shumë shpejt”,- tha Basha.