Sigal

Agron Mema

Banorët e Kakomesë janë ngritur për të tretën herë radhazi në protesta. Ata kërkojnë që bashkia t’u përgjigjet për plazhin ku ata nuk lejohet të hyjnë ose në të kundërt do futen në grevë urie, ndërsa paralajmërojnë edhe konflikte. Nëse nuk marrin një përgjigje deri në darkë, ata paralajmërojnë se do të ketë përplasje në festën që organizohet sonte në fshat. “Kemi një muaj që i kemi kërkuar bashkisë Himarë se i kujt është ky plazh dhe nuk përgjigjet. Ne jemi duke protestuar dhe kërkojmë një mirëkuptim nga qeveria. I kemi dërguar letër edhe Edi Ramës. Fshati nuk është kundër që të zhvillohet turizmi, por ne jemi pronarë. Ne duam një përgjigje deri nesër. Ne do shkojmë sonte për festë në Kakome, nëse do ndodhin konflikte fajin e ka kryetari i Bashkisë. Është përgjegjësi kryeso,r nëse do ketë prapë konflikt. Ne kërkojmë një përgjigje, se i kujt është ky plazh. Plazhi i Kakomesë është publik. U takon Nivicës dhe gjithë shqiptarët. Turistët këtu vijnë nga ana e anës, e nuk futen dot. Nga dita e nesërme nëse ky plazh nuk do të hapet jemi 8 familje, e di vetë Edi Rama, që kemi fituar gjyqin nga Gjykata e Lartë, ne këtu në këtë vend do fillojmë grevën e urisë. Nga nesër do fillojë greva e urisë, nëse nuk kemi një përgjigje nga qeveria”, është shprehur njëri nga banorët që proteston. Një kompani private po ndërton një resort në zonë, por ndërkohë ka bllokuar rrugën e vetme që çon banorët në plazh.