Kabineti “Rama 2”, çfarë pritet të ndodhë me numrin e ministrive dhe të besuarit e shefit

861
Në 27 gusht do të marr fund dilema e emrave që do të formojnë qeverinë e re drejtuar nga timonieri Edi Rama. Ngarkesa pritet të jetë më e lehtë se në 2013
Partia Socialiste po përgatitet të nis “betejën” e saj qeverisëse në fillim të shtatorit. Ndërkohë që puna për krijimin e kabinetit qeveritar ka nisur më herët nga lideri i së majtës, Edi Rama. Burime të besueshme brenda selisë rozë bëjnë me dije se më formimin e kabinetit është marrë ekskluzivisht, Edi Rama. Po kështu zërat brenda kësaj selia thonë se pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të partisë Socisliste, Gramoz Ruçi si dhe zv/ kryeministri, Niko Peleshi. Mësohet gjithashtu se prej disa javësh është ngritur një grup pune, i cili po merret me raportin e dëgjesave dhe hartimin e projektit mbi të cilën do të bëhen ndryshimet e mundshme për një qeverisje në bazë sa më efektive. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PS e vetmi ariti të marrë 74 deputet, me urdhër të kryeministrit, të gjithë të zgjedhurit u shpërndanë nëpër qarqet ku dolën fitues për të bashkëbiseduar me qytetarët. Kjo është vetëm njëra anë e taktikës së ndjekur nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit në hije ka ngritur edhe strukturën e qeverisjes qendrore. Për herë të parë, ndryshe nga vitet e tjera, madje edhe nga ai i vitit 2013, ku Rama ndërtoi një qeveri me bazë të gjerë, këtë radhë flitet për një qeveri të zvogëluar në numra. Ndërsa emrat mbeten enigma kryesore. Burimet pranë selisë rozë, flasin për disa prej tyre. ka nga ata që janë rikonfirmuar. Ka të tjerë emra pranë kryeministrit që i kanë mbetur besnik, por vetëm mund të ndryshojnë vendet. Kështu në Ministrinë e Drejtësisë flitet se do të jetë deputetja Vasilika Hysi. Ndërsa në Ministrinë e Brendshme pritet të rikthehet Fatmir Xhafa, i emëruar në këtë postë pas largimit të Saimir Tahirit, me kërkesë të ndërkombëtarëve. Një tjetër risi e kësaj qeverie është zvogëlimi i numrave. Pritet që në shtator të kemi 11 ministra në kabinet, ndryshe ngë viti 2013, ku ishin 19 të tillë. Rama ka konfirmuar më herët se në krye të Kuvendit do të ulë Gramoz Ruçin, ndërsa Niko Peleshi rikonfirmohet si zv/kryeministër. Ka flaë se në këtë qeveri rikthehet një prej të besuarve të Ramës, Sajmir Tahiri. Por ende nuk kemi të përcaktuar ministrinë se ku do të jetë, ndonëse flitet për tek mbrojtja. Pritet të kemi një shkrirje të Ministrisë së Kulturës dhe bashkimit të saj me atë të Arsimit. Të gjitha këto do të marrin statusin e të vërtetës në 27 gusht, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme. Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithshme e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor ku do të ndalet edhe te ata koordinatorë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS-në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilët kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste. Krerët e grupeve kishin përgjegjësi të bënin nga një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet, janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. 
Sigal