Juristi: Vendimi i KQZ, atentat kushtetues/ Batuta e gazetarit: Tani bën edhe divorce

598
Sigal

I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, juristi Jordan Daci është shprehur se, me vendimin e sotëm, duke dalë kundër presidentit Ilir Meta, KQZ bëri atentat Kushtetues.

“Me çfarë të drejtë jo vetëm kryeministri, por gjithë të tjerët që ta shpallin siç bëri KQZ ta shpalli të pavlefshëm një dekret presidencial. Madje absurditeti është brenda vetë argumentave të tyre. Sepse ata thonë dekreti është antikushtetues, por kur është i tillë, kushtetueshmërinë në këtë vend kush e vlerëson?

Vetë thonë është antikushtetues dhe me argumenta antikushtetues kërkojnë ta zgjidhin. Vendimi i sotëm ishte i paralajmëruar. Zguri është njeriu me integritetin më të madhe që ka pasur ndonjëherë KQZ dhe e ka provuar që kur ka patur konflikt me partinë propozuese ka mbajtur qëndrim dinjitoz. Ai shumë mirë bëri sepse nuk mund të ishte pjesë e një atentati kushtetues sic bëri sot KQZ2, u shpreh juristi i njohur.

Ndërsa nuk ka munguar as batuta e gazetarit Artur Zheji: “Mua më thanë tani qe KQZ bën edhe zgjidhje divorcesh. Një personazh kishte probleme divorci dhe shkoi në KQZ”.