Junker rrëfen turin në Ballkan: Pse në Maqedoni më kuptuan më mirë se në Shqipëri për negociatat

451
Junker rrëfen turin në Ballkan: Vështirësitë e mia në Shqipëri
Presidenti i Komisionit Evropian shprehet se në Tiranë u kuptua disi më pak deklarata për mosdeklarim të afateve për hapjen e negociatave
Bashkimi Evropian ende nuk ka një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa drejtuesit e tij pranojnë se disa vende po e humbasin durimin. Lidhur me një kalendar tё mundshёm negociatash dhe anëtarёsimi tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor nё BE, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker thekson se nuk do të publikojë një datë as në ditët e ardhshme. “Gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan, unё nuk premtova data anëtarёsimi dhe as nuk do ta bёj kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr anëtarёsimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga pёrfytyrimet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat”, deklaroi Junker për “Dojçe Vele”-n. Ai shtoi se në prill do të jepen rekomandimet. “Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale”, u shpreh drejtuesi i Komisionit Evropian. Sa u pёrket kushteve tё anëtarёsimit, Junker nёnvizon problemin e konflikteve tё pazgjidhura kufitare nё disa vende tё Ballkanit Perёndimor. “Ndёr kёto kushte bёn pjesё edhe zgjidhja e tё gjitha konflikteve kufitare nё shtetet e Ballkanit Perёndimor. Ne nuk mund t’i importojmё brenda BE-sё konfliktet kufitare. Ne duam tё sjellim stabilitet nё kёtё hapёsirё, por nuk duam qё kjo tё na shpёrblehet me destabilizim”, deklaroi Junker. Sa i pёrket emigracionit nga Ballkani Perёndimor drejt vendeve tё BE-sё, Junker pranon mosdurimin në shumë vende. “Unё e di qё shumё kёtu po e humbasin durimin, kryesisht tё rinjtё po e humbasin durimin kёtu. Ka shumё shqiptarё, shumё maqedonas, shumё serbё qё shkojnё drejt pjesёs tjetёr tё Europёs, sepse kёtu nuk shohin mё perspektivё. Ky emigracion i inteligjencёs rajonale nuk ёshtё as nё interesin e vendeve dhe as nё interesin e BE-sё. Balkani ka nevojё pёr njё perspektivё tё sigurtё evropiane. Por e theksoj, se sё pari duhet substanca e pastaj kalendari”, theksoi Junker. Ai foli edhe për dallimin mes vendeve mё tё avancuara dhe atyre ende nё pritje tё dritёs sё gjelbёr pёr hapjen e negociatave. “Serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim p.sh. me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave. Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit. Pra e kam tё qartё qё gjatё kёtij turi nuk do tё jem i dёshiruar, sepse nuk premtoj asnjё datё”, tha Junker. Ai mbylli një tur disaditor në kryeqytetet e Ballkanit pas publikimit të Strategjisë. 
Junker mbyll turin në Kosovë
Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker tha se strategjia e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, thekson nevojën e reformave që duhet të zbatohen në rajon dhe në Kosovë. Ai i bëri këto komente në Prishtinë, pas një takimi me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, në kuadër të vizitës së tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë. Junker vuri theksin tek reformat që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, forcimin e drejtësisë dhe të drejtave themelore për qytetarët. Ai tha, në mbyllje të turit ballkanik, se një çështje e rëndësishme është edhe arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë. “Ne duam që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë të vihen në një bazë të re. Është themelore që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje në mes tyre e cila do të jetë juridikisht detyruese për të ecur së bashku drejt Evropës”,tha ai. Junker shtoi se është shumë e rëndësishme që Parlamenti i Kosovës të votojë së shpejti marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Sigal