“Juncker thatë është tapë, Vlahutin trafikante”, Bushati opozitës: Boll me e-maile në PE

649
Pasi kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po pengon integrimin e vendit, duke e përcjellë këtë si një feedback nga ndërkombëtarët në parlament, ish-kryeministri Sali Berisha tha se këto akuza janë të pavërteta dhe absurde. Sipas Berishës opozita ka bërë gjithçka për integrimin e vendit.
Por në debat është përfshirë edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Buuhati i cili i kujtoi opozitës akuzat për Presidentin e KE-së Juncker dhe ambasadoren e BE, Vlahutin. Bushati madje akuzoi opozitën se ka çuar e-maile në Parlamentin Europian kundër integrimit.
Berisha: Akuzat se opozita po pengon integrimin janë absurde të pavërteta dhe burojnë nga një mentalitet, nga një background që ka bllokuar murin e ndërtimit të integrimit të Shqipërisë. Opozita shqiptare gjatë 4 viteve ka bërë gjithçka për integrimin e vendit. Opozita nuk ka bllokuar qoftë edhe një akt të vetëm, një marrëveshje, një ligj, një proces që kërkohet për integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita ka ngritur fuqishëm zërin për dekriminalizimin e parlamentit, duke i bërë një shërbim vendit dhe integrimit të tij në BE. Nuk them se opozita ka qenë e përsosur por nuk ka shqiptar që mund të thotë sot se ato që tha opozita nuk ishin të vërteta. Ne ngushëllohemi me këtë. Ne jemi pushtet moral, ajo është detyra jonë. Ne bëmë gjithçka që në ditët e para për të parandaluar kanabizimin e Shqipërisë. Ku e kuptuam ne? E kuptuam tërësisht nga beteja. Çfarë ndodhi. Në një kohë kur zotrote bëje konferenca për të numëruar sukseset e Shqipërisë në luftën kundër kanabizimit, vendi mbulohej nga kanabisi në 4 anët. Opozita shqiptare do të bënte vetëvrasje nëse nuk do denonconte kanabisin e vendit. Mendoni ju se Departamenti i Shtetit lëshon raporte të bazuara në opozita shqiptare. Departamenti i Shtetit lëshon raporte i bazuar në agjencitë e veta. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë deklaroi se është shndërruar në qendër operacionale të krimit të organizuar. Gjeneron krim dhe destabilitet, vend kryesor i kanabisit. Juncer mik i madh i shqiptarëve, e çfarë tha? Do shihet ecuria për 6 muaj.
Bushati: Berisha tha që Juncker është mik i Shqipërisë, por dikush nga opozita tha se ai ishte i pirë kur doli me Ramën. Që ai është i blerë nga Edi Rama. Për Vlahutin dikush tha më parë se është trafikante dhe komuniste.

Boll me emaile në PE, se na dërgohen edhe ne. Boll më me lojëra kalamajsh në PE. E doni kontributin për procesin e integrimit mbështesni me vepra konkrete reformën në drejtësi. Boll më me bejte nëpër dritare “Facebooku”. Ndryshoi Shtëpia e Bardhë thatë tani do iki Donald Lu nga Shqipëria. Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e SHBA-ve ndaj Shqipërisë, as Maqedonisë e madje as Hungarisë.
Sigal