Juncker në Tiranë, mediat greke: BE i kërkon Shqipërisë të zgjidhë problemet me Greqinë

180
Vizita e Presidentit të KE, Jean Claude Juncker në Shqiperi u ndoq me vëmendje dhe nga media greke. Parcelat me kanabis konsiderohen pengesë kryesore në artikullin qendror të gazetës “To Vima”, ku pranvera jepet si afat për vendimin e BE-së, pas fluturimeve të Guardia Di Financa mbi territorin shqiptar.
Sipas gazetës, investigatorët italiane në nëntor numëruan 90 parcela të mëdha me kanabis përkundrejt 2086 në të njëjtën periudhë në vitin 2016, çfarë konsiderohet si një fitore nga qeveria shqiptare. Ndërsa në “Zougla.gr” iu jepet rendësi e veçantë deklaratave të përbashketa Rama-Juncker në lidhje me Greqinë.
Problemet duhen zgjidhur para integrimit te vendeve ne BE, por çelja e negociatave duhet shfrytëzuar si një motivim për te arritur marrëveshje përfundimtare mbi problemet qe ekzistojnë. Kështu i referohet gazeta Junckerit, duke shënuar se behet fjale për pretendimet territoriale. Ndërsa citohet kryeministri Rama që shprehu optimizmin se presidenti do t’i autorizojë negociatat me Greqinë. “Zougla.gr” thekson se Rama beri te ditur se marrëveshja detare do t’i përmbahet plotësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese te 2009-s.