Ju inkurajoj të jeni në lartësinë e kësaj tradite të ndritur të këtij Komuniteti!

621
Presidenti Meta përshëndet 95-vjetorin e Komunitetit Mysliman Shqiptar:
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti 95-vjetorin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Presidenti Meta, duke përshëndetur në këtë ceremoni, ndër të tjera tha: “Komuniteti Mysliman u themelua prej rilindësve dhe patriotëve më të ndritur të kohës si një kërkesë shpirtërore për të kompletuar lirinë e shqiptarëve të shpallur 10 vjet më parë. Është një fakt kuptimplotë që disa prej themeluesve të tij ishin pikërisht ndër firmëtarët kryesorë të Aktit të Pavarësinë së Shqipërisë në vitin 1912! Përgjatë këtij rrugëtimi shqiptarët myslimanë kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet-formuese që ka kaluar vendi ynë duke përmendur në mënyrë të veçantë Lidhjen e Prizrenit, gjithë periudhën e Rilindjes Kombëtare, Kongresin e Manastirit, dhe madje ata kanë qenë ndër frymëzuesit kryesorë dhe mbështetësit e kryengritjeve të mëdha, të cilat sollën edhe Pavarësinë e vendit. Klerikët e nderuar myslimanë, 95 vjet më parë duke u mbështetur në trashëgiminë më të mirë atdhetare dhe fetare ia dolën të ngrenë jo vetëm institucionet drejtuese, por u kujdesën të reformonin praktikën e tyre religjioze mbi një vizion bashkëkohor. ‘Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën ‘Zani i Naltë’, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka është e mirë’. Regjimi ateist komunist e goditi dhe e ndaloi fenë! Shkatërroi xhami e kisha. Persekutoi klerikë dhe besimtarë, por nuk mundi të mposhtte besimin e shqiptarëve te Zoti. Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, myslimanët rifituan dhe liritë fetare dhe me në krye të nderuarin Hafiz Sabri Koçi, ringritën nga hiri institucionet e kultit. Bashkëjetesa, harmonia dhe toleranca midis feve të ndryshme është një karakteristikë e veçantë si për të kaluarën, ashtu edhe për të sotmen e shqiptarëve. Populli ynë pa dallim fetar, gjithmonë ka ruajtur në vetëdijen e vet parësore dhe mbi të gjitha vlerat kombëtare dhe atdhedashurinë. Modeli shqiptar i harmonisë dhe mirëkuptimit midis komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për ne shqiptarët dhe një shembull për mbarë botën. Në këtë aspekt dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni në lartësinë e kësaj tradite të ndritur të këtij Komuniteti! 

Ndaj ne sot vlerësojmë dhe kujtojmë me nderim klerikët dhe atdhetarët myslimanë të prirë nga Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Sali Korça, Dervish Hima, Hafiz Ibrahim Dalliu dhe shumë drejtues të shquar që themeluan dhe iu përkushtuan besimit islam në vendin tonë. Kontaktet e botës shqiptare me besimet fetare janë shumë shekullore
Sigal