“Ju do për foto”, Basha i përgjigjet Ramës: Nesër do tregoj kush janë esadistët që pengojnë integrimin

671
Sigal

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama që qytetarët të mos dalin nesër në protestë, pasi opozita i do për foto dhe më vonë ata do kuptojnë se audio përgjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE, ka reaguar kreu i PD Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook të shoqëruar edhe me video, Basha tregon se kush janë janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha teksa ka publikuar videon me poshtë, ku shfaqet kryeministri, ministri Xhafaj dhe vëllai i tij Agron Xhafaj, ndërsa shkruhet:’Kush është pashai? Zbulohet nesër ora 11 te Kryeministria’.