Joschka Fischer: Ballkani Perëndimor, me rëndësi strategjike për BE

475
Z. Fischer, sa i rëndësishëm është për BE-në një Ballkan që po i thotë ”JO” konfliktit dhe “PO”bashkëpunimit?
Joschka Fischer: Ballkani dhe sidomos Ballkani Perëndimor është jashtëzakonsisht i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Europë. Kjo nuk është thjeshtë një ide por një fakt. Nëse shikoni historinë, për t’iu larguar traditave të konfliktit dhe ecur drejt një mënyre të re bashkëpunimi, që konsiston në të qenit bashkë në rrugëtimin drejt BE, kjo është shumë e rëndësishme për gjithë të Europën.
Sigal

Cila është dobia rajonale madje europiane e kësaj që po ndodh në marrdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve?

Joschka Fischer: Shqiptarët dhe Serbët, para së gjithash, janë popuj fqinjë. Le t’i drejtohem përvojës sonë, të Gjermanisë me Francën. Franca ka qënë armikja e Gjermanisë për gjyshin, stërgjyshin apo katragjyshin tim dhe ne kemi qënë armiku i Francës. Kësaj armiqësie i erdhi fundi kur burra shteti me kurajo, vendosën që jo konflikti por bashkëpunimi duhet të ishte faktori mbizotërues në marrwdhëniet me fqinjët, sepse fqinjësia nuk mund të ndryshohet, edhe nëse ti e urren vendin tënd fqinj, apo e do fort, je i intersuar për atë apo nuk do t’ia dish, ai mbetet fqinji yt. Prandaj, mendoj që bashkëpunimi është e vetmja përgjigje e arsyeshme, që Beogradi dhe Tirana të ecin përpara dhe të forcojnë marrdhëniet mes tyre. 

Të gjithë kryeministrat e Ballkanit po i drejtojnë BE dhe Komisionit Europinan të njëjtin apel: na mbështesni me financimin e projekteve rajonale strategjike. A do ta dëgjojë BE këtë apel pa humbur?

E kuptoj shumë mirë pozicionin e Ballkanit Perëndimor. Ky rajon po pyet: Çfarë po bën konkretisht BE? Ok, konferencat dhe seminaret e BE janë të mira për rajonin po ku është produkti, rezultati, substanca? Dhe për këto pyetje përgjigjen duhet ta japë Brukseli. Natyrisht, është një çështje e progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e tyre drejt anëtarësimit në BE, që lidhet ngushtë me financimin e projekteve të rëndësishme strategjike për rajonin. Lidhja mes vendeve të rajonit shumë e rëndësishme, nëse dëshiron të kesh bashkëpunim rajonal të duhet të kesh rrugë, autostrada, linja hekurudhore dhe kjo është e rëndësishme të kuptohet në Bruksel. 

A do ta ketë rol drejtues Gjermania si lançuese e Nismës së re të BE për Ballkanin Perëndimor?

Kjo nismë ishte inisiativë e kancelares Angela Merkel. Kjo nuk duhet harruar. Mendoj, që personalisht, vetë kancelarja është shumë e interesuar për këtë process. Edhe pse nuk kam votuar kurrë për atë, mendoj që me Nismën për Ballknain Perëndimor, kancelarja Merkel, bëri gjënë e duhur. (Marrë me shkurtime nga DW)

Përshëndetja e Departamentit Amerikan të Shtetit

Drejtori i zyrës së shtypit të DASH, Jeff Rathke, është shprehur se, “Shtetet e Bashkuara përshëndesin kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama lidhur me vizitën e parë zyrtare të një kryeministri serb në Tiranë më 27 maj”. “Vizita historike e Vuçiçit vjen gjashtë muaj pasi kryeministri Rama vizitoi Beogradin, vizita e parë e këtij niveli nga një kryeministër shqiptar pas afro 70 vjetësh”, tha Rathke.
Ne, vijoi ai, “përshëndesim dy liderët për riafirmimin e angazhimit të tyre të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve të tyre dhe kontributit për paqen, përparimin dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit”. Po ashtu DASH ka vlerësua vizitën që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi në Beograd nëntorin e shkuar. “Ne e mirëpresim angazhimin e përbashkët që këta dy liderë kanë treguar në hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, thuhej në 12 nëntor 2014 në deklaratën për shtyp të DASH-it.