Jorida Tabaku: Rama e Gjiknuri gënjyen përsëri shqiptarët, ja sa para duhen për “Rrugën e Kombit”

676
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka qenë sot pranë protestuesve tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të afërmve të tyre që u arrestuan pas protestën në “Rrugën e Kombit” kundër tarifës së vendosur.
Tabaku deklaroi se “Rruga e Kombit” nuk mirëmbahet prej 5 vitesh dhe se kërkon një buxhet minimal prej 10 milionë eurosh në vit. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Transportit Damian Gjiknuri se gënjyen sërish shqiptarët ku thanë që mirëmbajtja kërkon një shumë që nuk përballohet nga buxheti.
DEKLARATA E TABAKUT
Fusin duart në xhepat e shqiptarëve me rritjen e taksave, me rritjen e tarifave. Ku kanë shkuar këto. Nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë i vetëm, nuk është mirëmbajtur asnjë kilometër rrugë i vetëm. Rruga e Kombit ka 5 vite që nuk përmbahet. Kërkon një buxhet minimal. Kërkon vetëm 10 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur Rruga e Kombit, ndërkohë që këtë gjë nuk e ka bërë qeveria. Sot përsëri gënjyen shqiptarët dhe iu thanë që mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë, stratosferike për buxhetin e shqiptarëve. Sot përsëri dhe Rama dhe Gjiknuri gënjyen duke thënë që ky buxhet është i papërballueshëm kështu që duhet ta paguajnë shqiptarët.

Qytetarët e Kukësit dhe shqiptarët kanë kthyer përgjigje që tarifa e “Rrugës së Kombit” është e papërballueshme për ta. Pasi qeveria të kthejë përgjigje se përse bën avokatin e koncesionarit, se përse nuk e përdor taksën e qarkullimit për ndërtim rrugësh dhe mirëmbajtje, atëherë qytetarët janë në të drejtën e tyre për ta refuzuar për ta paguar këtë taksë. Kjo taksë është antikushtetuse, kjo taksë është antiligjore. Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve jo interesin e koncesionarit. Ka ikur dita që Rama do të vjedhë qytetarët do të vazhdojë të grabisë qytetarët. Qytetarët sot këtu të Tiranës, Kukësit dhe çdo qyteti tjetër janë në mbrojtje të interesit të tyre, janë në mbrojtje të financave të tyre, janë në mbrojtje të ekonomisë së tyre.
Sigal