Jorida Tabaku: KiE vendim të paprecedent, Rama vijon realitetin paralel

547
Sigal

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se Këshilli i Europës ka marrë një vendim të paprecedent që të mos ndjekë nga afër zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Tabaku vlerëson se KiE merr vendime që janë të paprecedenta, kurse EdiRma vazhdon të besojë realitetin paralel që e ka krijuar vetë.

Postimi i Jorida Tabakut:

Këshilli i Europës vendim të paprecedentë, Rama vijon në realitetin e tij paralel!

Këshilli i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës që ka monitoruar e vëzhguar çdo zgjedhje lokale në Shqiperi dhe që kish njoftuar ekipe vëzhgimi të përbashkëta me OSBE ka njoftuar zyrtarisht OSBE, deputetet e kuvendit dhe këdo që të dy presidentët kanë vendosur që si rezultat i paqartësive të procesit zgjedhor (lexo faktit qe ka një dekret presidenti të botuar në fletoren zyrtare) do të anullojnë misionin e vëzhgimit.

Në fjalë të tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit në kufijtë e ligjores dhe legjitimes. Sikundër rrëzon propagandën e mazhorancës që nuk la gur pa lëvizur për të kthyer zgjedhjet moniste me vend. Tani Rama mund të vazhdojë i qetë dhe i vetëm drejt zgjedhjeve njëpartiake. Me kandidatë të vetëm, të izoluar dhe mbase me vëzhgues nga Korea e Veriut drejt 30 qershori!

Ndonëse ligjërisht zgjedhjet më 30 qershor nuk ekzistojnë si për Fletoren Zyrtare edhe për faktorin ndërkombëtar. Armata e Brankoleones le të vazhdojë drejt humnerës në te cilën është nisur. Por të mos përhapë panik për një informacion që e kanë marrë demokratë e socialistë!