Jorgo Goro bllokon prej 3 ditësh KZAZ-ën e Himarës, sulm kundër rivalit të pavarur…

534
Kryetari aktual i Himarës Jorog Gora, “kumbara” i ndërtimeve pa leje, firmosësi i licencave antigjore dhe shkatërruesi i pamjes e resurseve turistike dhe ekonomike të kësaj zone perlë në bregdetin e jugut të Shqipërisë, ka nisur sulmin kundër rivalit të tij të pavarur Vladimir Kume, kandidat për kryetar të kësaj bashkie, me qëllimin për të bllokuar procedurat ligjore të veprimtarisë së tij elektorale proceduriale. Këtë synim, Jorgo Goro e ka nisur duke përdorur privatisht KZAZ zonale. Sipas ligjit zgjedhor dhe Kodit përkatës të këtyre zgjedhjeve, KZAZ e Himarës, si gjithë KZAZ-të në 61 zonat zgjedhore, duhej të kishte nisur punën në datën 14 prill 2015. Por nuk është mbledhur, mbasi sipas burimeve tona, ka marrë urdhër nga kryetari i bashkisë së Himarës, të mos filloj aktivitetin në afatin ligjor, por… kur ta urdhëroj kryetari Goro. Kërkesës ligjore të kandidatitt të pavarur dhe subjekteve të tjera që marrin pjesë në zgjedhje, “KZAZ-Goro” i është përgjigjur se do të mblidhet pasi të konsultohet me kryetarin. Sot është data 17 prill 2015. në bazë të ligjit, KZAZ duhej të ishte zhvilluar mbledhjen e parë, në mënyrë të padiskutueshme. Por, që prej datës 14 prill, kjo KZAZ nuk është mbledhur as për t’u prezantuar përpara subjekteve zgjedhore dhe individëve që garojnë për postin e kreut të bashksië. Shqetësimi i mbledhjes së këtij komisioni është bërë prezent deri në KQZ, prej nga është dhënë kjo përgjigje, absurde: Do t’ua mbushim mendjen ne, që të mblidhen, do flasim me Jorgo Goron! Si është mundur, që KQZ thotë “do t’i mbushim mendjen KZAZ të mblidhet”, kur këtë e detyron ligji?! Si është e mundur që KQZ thotë “do bisedojmë me kryebashkiakun Goro, sikur kjo të jetë pronë private e tij?! Pas interesimit tonë, një nga anëtarët e KZAZ Himarë, ka deklaruar se ka një “mendje të kryetarit Goro”, që KZAZ të mblidhet sot ose nesër nga… dreka! Nuk e dimë, nëse kryetari Goro do ta lejojë KZAZ-n të mblidhet para, apo pas buke, por dimë faktin, që ende pa nisur punë, KZAZ e Himarës është bërë haptazi vegël e bindur politike e interesave të kryetarit aktual të bashkisë Jorgo Goro, duke u vënë në shërbim të tij dhe në shkelje të hapur të ligjit e të Kodit Zgjedhor!
Sigal