John Kerry më 14 shkurt në Tiranë, Rama: Vizitë në kohë sfidash të përbashkëta

446
Një ditë pas lajmit se në Tiranën do ta vizitojë Sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry, ka reaguar menjëherë kryeministri Rama. Në një postim në rrjetin social twitter, Rama konfirmon vizitën, duke e konsideruar si të rëndësishme në një kohë sfidash.
“U zyrtarizua vizita e Sekretarit te Shtetit John Kerry ne Tirane:14 shkurt; vizite shume e rendesishme ne nje kohe sfidash te perbashketa!” shkruan kreu i ekzekutivit shqiptar.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby.
“Ai do të udhetojnë drejt Tiranës në Shqipëri më 14 shkurt, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë për të diskutuar integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Sigal