Jo shkurtim fondeve sociale, por duhet reduktim të aparatit qeveritar

472
Ditët e fundit të korrikut kryeministri Rama firmosi Aktin Normativ, që do të paraqitet në Kuvend në shtator për t’u miratuar, i cili parashikon që të rishikohet buxheti i 2015, me qëllim që të shkurtohen shpenzimet e parashikuara, ngaqë kanë dështuar të ardhurat e shtetit. Dhe shuma e parashikuar që të shkurtohet nga buxheti i shtetit është mbi 163 milionë dollarë. Të gjitha këto shkurtime të financave buxhetore do të bëhen në ato zëra të buxhetit që janë të ndihmës ekonomike dhe sociale, në investimet publike, por edhe në shëndetësi dhe arsim. Kështu, në sektorin e investimeve publike, do të shkurtohen afërsisht 2 miliardë lekë, në investimet për ndërtimin e rrugëve, çka do të thotë, që shteti nuk do investojë ndërtimin e projekteve të rrugëve të reja, ose do të shtyjë në kohë ato projekte që janë duke u zbatuar. Po kështu, do të shkuartohet edhe fondi për ndërtimine investimeve për ujitje dhe kulllim. Do të shkurtohen 960 milionë lekë nga fondet për pagat për arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, policët dhe të gjithë punonjësit e administratës publike. Shkurtuan me 200 milionë lekë (-20%) asistencën për të papunët. Shkurtuan me 2 miliardë lekë (-67%) kreditimin për energjinë. Shkurtuan me 1.3 miliardë lekë investimet në arsimin e mesëm. (-36%).

Qeveria jonë me numrin më të madh të ministrave në Europë
Është fakt që qeveria jonë, ka numrin më të madh të ministrave, në Ballkan dhe ndoshta edhe në Europë, ku numri i tyre është 21. Ka minsitri të tilla, që përveç emërtimit të çuditshëm, është vështirë të kuptosh përse janë, dhe çfarë kompetencash kanë. Madje, ka ministri të tilla janë të mbingarkuara edhe me agjenci të Përgjithshme. Si mund ta perceptosh nevojën që ne të kemi 21 ministri, kur shtetet e mëdha europiane kanë shumë-shumë 15-17 ministri? Greqia, që është 3 më shumë se ne në numrin e popullsisë ka vetëm 15 ministri. Atëhere, përpara se të shkurtosh buxhetin për ndihmën ekonomike dhe sociale për të papunët, a nuk duhet që qeveria të redaktojë aparatin e vet qeveritar? Nuk duam të përmendim emra ministrish, që të mos keqkuptohemi, por që të kemi njëkohësisht një ministri Kulture, dhe paralelisht, edhe Institute të mbrojtjes së monumenteve e gjithfarë insititucione të tilla, është një absurditet, kur fare mirë, kjo ministri mund të ishte e njehësuar në MAS dhe kompetencat e kulturës mund t’i ushtronin këto institute ekzistuese. Është absurde që në këto kohë të vështira për buxhetin e shtetit, të merret kredi 9 milionë dollarë me 15 vjet afatshlyerje për të rifresukar fasadën e ministrisë së Jashtme, kur ndërkohë, shkurton investimet poblike për kullime e ujitje, për ndërtimine infrastrukturës, etj. Është absurde, që të shkurtohen fondet për shëndetësinë dhe arsimin publik, ndërkohë që ministritë harxhojnë miliona lekë për të blerë makina të shtrenjta me vlerë mbi 80- 100 mijë euro për drejtuesit e tyre. Është absurde që të shkurtohen fondet e ndihmës sociale me 200 milionë lekë për të papunë, kur ndërkohë ministrat harxhojnë miliona lekë për të resaturuar zyrat e tyre. Është absurde që qeveria të shkurtojë 1,3 miliardë lekë për arsimin e mesëm, ndërkohë që qeveritarët e larë harxhojnë miliona euro dietë në shërbimet jashtë shtetit, duke bredhur guidë turistike, për të mësuar përvojë qeverisëse. 

Zyrtarët me dhjetëra rroga njëherësh 
Qeveria do të shkurtojë nga rrogat e nëpunësve të shëndetësisë, arsimit, e adminsitratës publike 960 milionë lekë, kur ndërkohë, shumë zyrtarë, duke filluar që nga ministrat, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm të ministrive dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit janë anëtarë të shumë bordeve të institucioneve paralele, që nuk kanë lidhje fare me profesionin, me kualifikimin e tyre, por që janë emëruar e zgjedhur në këto borde, vetëm që të marrin rroga shtesë. Psh, ka zyrtarë të lartë të shtetit që janë anëtarë të 10 bordeve njehërësh, e në çdo bord që janë anëtarë, ata shpërblehen me rrogë shtesë. Kështu, ndodh që një zyrtar i lartë i ministrisë së Jashtme është anëtar i bordit të kopështeve, apo ndërmarrjeve të ujësjellësve. Më 18 korrik 2015 qeveria mori një vendim për të dhënë shtesë rroge deri në 1 milionë lekë 136 nëpunësve të lartë të kryeministrisë, duke përfshirë edhe vetë kryeministrin, për shpërblim, për punën e tyre, ndërkohë që në Aktin Normativ të fundkorrikut qeveria kërkon të shkurtojë 960 milionë lekë rrogat e nëpunësve të thjeshtë të administratës publike. 

Efektet negative ekonomike të shkurtimit të buxhetit
Ndoshta shkurtimi i buxhetit me 163 milionë dollarë, duke future gërshërën në investimet publike, në rrogat e nëpunësve të ulët të administratës publike, në arsim e shëndetësi mund të balancojë dosido mosrealizimin e të ardhurave, por efektet anësore negative do të jenë të menjëhershme dhe më të mëdha. Kjo shpjegohet sepse do të ulen nevojat për konsum të gjerë, njerëzit nuk do të kenë të ardhura që të konsumojnë, dhe shteti do të humbasë nga rënia e mëtejshme e taksave, pasi do të prodhohet, tregëtohet dhe do të konsumohet më pak, për shkak të rënies që do pësojë në treg kërkesa nga konsumatorët. 
Sigal