Jeton në luks, oxhak 18 mijë euro? Edi Rama iu nxjerr shqiptarëve gishtin e mesit

1372
Sigal

Teksa është vënë në qendër të kritikave për videon më të fundit që ka publikuar së bashku me Ermal Mamaqin, Edi Rama ka reaguar para pak minutash në Twitter dhe ka nxjerrë gishtin e mesit.

Ky veprim i tij lidhet me publikimin e fotos së oxhakut të studios ku ai punonte që kapte shifrën e rreth 18 mijë eurove.

Rama shpërthen në etiketimeve dhe ndaj mediave, të cilat i quan kazan plehrash, ndërsa përpiqet të shpjegojë se oxhaku nuk është i tiji por i një miku që ka studio pikture.

E megjithëse lajmi ka dy ditë që ka dalë, kryeministri vetëm sot është kujtuar për mikun qeramist.

Reagimi i Ramës:

Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit. Eh,ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist,ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese

Fotot e publikuara nga kryeministri i vendit: