Jeruzalemi dhe votimi në OKB, Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për herë të parë

594
Ambasada e SHBA-së në vendin tonë reagon pas votimit në OKB pro rezolutës anti-Trump.
Në deklaratën e shpërndarë për mediat sqarohet se SHBA-të dhe Presidenti Trump thjesht kanë pranuar një të vërtetë të thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit.
Ambasada në Tiranë sqaron se SHBA-të do vijojnë të punojnë për paqen, ndërsa nuk komentojnë rreshtimin e Shqipërisë krah vendeve që votuan pro rezolutës.
DEKLARATA E PLOTE
“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.


Sigal