Jep dorëheqjen kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako

258

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë me dije vetë Sako në profilin saj në Facebook.

Me një postim në rrjetet sociale Sako njoftoi dorëheqjen: “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”.