Jep dorëheqjen kreu i Omonias, Leonidha Papa

86
Ka dhënë dorëheqjen kreu i Omonias, Leonidha Papa. Përmes një deklaratë të bërë publike, në orët e vona të së dielës, Papa, i cili u zgjodh në krye të Omonies në janar 2015 bën publike edhe se, çfarë e ka detyruar të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Përgjithshëm i Omonies. Nuk mund ta fsheh hidhërimi tim për sjelljen e disa drejtuesve, që e konsideronin dhe vazhdojnë të shohin Omonian si dyqanin e tyre, duke demonizuar çdokënd që nuk i shërben “biznesit” të tyre. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për të ardhmen e organizatës, meqenëse egoizmat personale po mbytin logjikën e thjeshtë dhe misionin esencial të organizatës. Me statutin e tanishëm, kryetari nuk ka të drejtën e asnjë vendimmarrjeje, por vetëm për të zbatuar vendimet e Këshillit të Përgjithshëm. Largimi im nuk duhet të interpretohet si një braktisje, përkundrazi është një përpjekje më e madhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të lehtësuar një riorganizim me pjesëmarrjen e çdo anëtari, me maturi dhe pa nxitime.